Kompanitë serbe po përfitojnë shuma marramendëse parash nga lufta e fundit tregtare që po zhvillohen në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Para pak ditësh autoritetet kosovare bllokuan në kufij një sasi të konsiderueshme të qumështit të prodhuar në Shqipëri, nën dyshimin se prania e aflatoksinës në të ishte mbi normat e lejuara ne Bashkimin Evropian.
Por, pas pak ditësh në shenjë hakmarrjeje edhe pala shqiptare e mori një vendim të tillë që të ndalojë disa maune me miell të kompanisë M-Silosi që për destinacion kishim tregun shqiptar.
Autoritet doganore shqiptare bllokuan për ditë të tëra miellin duke kërkuar që ngarkesës t’i behën analizat e aflatoksinës, edhe pse një gjë e tillë së paku deri më tani nuk ka ndodhur.
Njohës të rrethanave ekonomike si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri thonë se qeveritë e dy anëve duhet që sa më shpejt që është e mundur të bëjnë një zgjedhje politike për bllokadat e njëpasnjëshme që janë bërë në kufij, pasi që sipas tyre nga e gjithë kjo situatë përfitues po dalin te jenë kompanitë që sjellin produkte serbe si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.
Gjergj Buxhuku, kryetar i “Alb Konfindustria” thotë se ndërhyrja politike është e domosdoshme për të relaksuar marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Kemi ardhur në pikën kulmore në të cilën vendimmarrja politike e Shqipërisë dhe Kosovës është e domosdoshme nëse do shkojmë përpara drejt krijimit të një tregu të përbashkët në të mirë të interesit publik dhe kombëtar apo thjesht do të merremi vetëm me folklorizma te kota dhe përfitime vetëm zgjedhore”, tha ai.
Buxhuku thotë se krijimi i tregut te përbashkët mbarëshqiptar mbart në vetvete edhe rrezikun, që konkurrenca edhe ndërmjet sipërmarrjeve prodhuese vendore do të jetë më e ashpër dhe do të fitojë më i forti ndërkohë.
Por sipas tij është pikërisht kjo garë prodhuese e të mirave të mëdha në interes të qytetarëve dhe interesit strategjik afatgjatë kombëtar.
Buxhuku thotë se pa dashur me hy në thellësi se cila është përgjegjësia ligjore e veprimeve te autoriteteve të dy shteteve shqiptare për bllokimet e dyanshme te përsëritura, por sipas tij këtu kemi të bëjmë me shkaqe, që ne thelb kanë lidhje me përfitime financiare të subjekteve te caktuara si edhe përfitime me natyre të pastër politike.
Sipas tij, këtu ndërthurën edhe pasoja të përplasjeve të mëdha tregtare ndërmjet vendeve te BE dhe pjesës tjetër të botes në të cilën Shqipëria dhe Kosova gjenden brenda për shkak te kushteve te procesit të integrimit në BE dhe paaftësisë profesionale të institucioneve tona.
“Në kohë afatshkurtër janë disa prodhues vendorë që mund të përfitojnë nga mbylljet e dyerve te tregtisë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, por të jemi te sigurt se përfituesit kryesorë nga lufta e brendshme tregtare janë grupet e huaja të importit, që do të mbysin çdo sipërmarrje prodhuese shqiptare pavarësisht se ne cilin shtet ndodhen.
Sepse është ekonomia e shkalles dhe shume shkaqe te tjera, qe vendosin ne garën tregtare ndërkombëtare mjaft te ashpër sidomos në kushtet e krizës globale. Ndërkohë humbësi më i madh në çdo rast janë te gjithë shqiptarët”, tha ai.
Sipas tij, sa më shpejt do te duhet qe vendimmarrja politike e të dy vendeve të veprojnë me shpejtësi për të mos rëne në grackën e psikologjisë së vjetër shqiptare të Esad Pashë Toptanit që ishte i gatshëm të bënte çdo marrëveshje me të huajt për shitjen e pjesëve të atdheut.
Edhe përfaqësues të bizneseve në vend thonë se nga luftërat tregtare në vazhdimësi po dëmtohen prodhuesit nga Kosova dhe Shqipëria, ndërkaq po përfitojnë si zakonisht kompanitë.
Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës ka thënë se ndërhyrja politike në këtë rast është e domosdoshme, pasi as sipas tij hakmarrjet tregtare kundër njëra tjetrës po vazhdojnë.
I rregulon BACA keto pune,mos u merzisni.
Juve djemt dhe vajzat e kosoves mos harroni te na dilni per votime dhe te votoni per BACEN.Deri atehere i ka zhdoganu BACA ato maunet me miell.
boll o eli , boll imitove me ironi , shkruj dicka te rendesishme se u lodhem me ” BACA ” BACA BACA BACA !”
Kur do ta marrin vesh shqiptaret qe kjo eshte qeveria me antishqiptare qe kemi patur ndonjehere? Ta marrin vesh si shqiptaret brenda kufirit po ashtu edhe ata jashte kufirit, sidomos ne Kosove dhe pastaj le te vij e dhe te japin votat per PD-ne. Ai qe i jep vota PD-se eshte tradhetar i kombit!
Vetem injorantet shkojne pas PD-se.
Marre veshjet e fsherura midis serbeve dhe tradhetareve te kombit qe jane ne qeveri bejne qe ata(serbet) te sundojne tregun shqiptar dhe te perfitojne miliona. Duhet nje sabotim komplet nga ana e shqiptareve te shjeshte ndaj tregut serb. Duhet nje bojkotim i gjere te blerjeve te produkteve qe vijne nga kompanite serbe, qe ne kete menyre e tere kjo fushate e nenshtrimit ekonomik tiu kthehet si bumerang dhe te humbasin me shume se sa do te fitonin.
Serbia gjithnje ka perfituar,dini ndonje rast qe te kete humbur?!
Kesaj rradhe s’ka me i len BACA me fitue.BACA asht shum patriot i modh ene ka me u’a dhi serbve kesa rradhe.Me beso mue.
Kompanite dhe bizneset Kosovare duhet te orientohen nga republikat ish-Jugosllave .Shpresoj shume qe nje dite jo te larget keto pengesa do te eliminohen dhe ti rikthehemi bashkpunimit ekonomik me keto shtete sic i kemi patur dikur.
Rruge tjeter nuk shoh dhe nuk mund te kete.
Kane bere investime te medha serbet ne Shqiperi.
Tani kane kontroll te plote edhe mbi industrine ushqimore dhe energjine.
Ata kane 8 vjet qe kane njeriun e tyre ne krye te qeverise shqiptare.
Para pak ditesh kur udhetoja drejt Kosoves me veture, ne doganen e Kosoves kontrolli ishte aq i rrepte aqsa mendova me mire te kthehesha. U ndjeva i fyer madje dhe i poshteruar ne kalimin e kufirit, ku ne dy anet flitet shaqip.
Keshtu siç po ngjet Rrugen e Kombit do e gezojne serbet, te cilet do te dine te depertojne mire ekonomikisht ne Kosove dhe Shqiperi.
kjo ndodh kur ne te dyja krahet kemi politikan te poshter, hajduter dhe kriminele qe interesat e kombit per ta nuke eksistojne, eshte normale qe serbet bejne feste ate presin
Pse sot e morret veshe qe Saliu punon per Serbin.Saliu punon Beugradi nderton.
ne vend qe te bashkohen dhe te shkrihen doganat,po cfare te bejme saliovsky eshte shum patriot punon per atdheun e vet serbin.me ironike eshte se shqiptaret e krahines se kosoves shumica prej tyre e kane si babai shpirteror.
cfare prisnit ju ? Kur vet kryeminstri yne eshte Serb !
Po mire mo, keto produktet serbe jane pa helme keshtu?
Ai misri me alfatoxine sikur nga Servia kishte ardhur, apo nuk u behet analiza produkteve serbe.?
E, nuk ka faj balua po malua themi ne.
Kur zihen qente ha ujku dhente