Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Musfata.
Kryeministri Thaçi e ka informuar Mustafën për rrjedhën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, konkretisht për takimin e shtatë mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç.
“Kryeministri Thaçi edhe në këtë takim ritheksoi se integrimi i pjesës veriore të Kosovës do të bëhet duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Kryeministri ka theksuar edhe njëherë domosdoshmërinë e shpërbërjes të të gjitha strukturave ilegale të sigurisë dhe fillimin e funksionit të sistemit të drejtësisë ne veriun e Kosovës, në mënyrë që edhe në atë pjesë të territorit të ketë lëvizje të lirë dhe krijim të ambientit të sigurt për të gjithë qytetarët,” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Kryeministri Thaçi dhe kryetari i LDK-së, Mustafa diskutuan edhe për përmbylljen e suksesshme të reformës zgjedhore./ep