Sulmohet fizikisht aktivistja e lëvizjes Vetëvendosje

28 Mars 2013, 09:54Rajoni TEMA

Kryetarja e Sekretariatit të Gruas në lëvizjen Vetëvendosje, Nazlie Bala, është sulmuar edhe fizikisht, pas kërcënimeve të shumta verbale.

Ajo është goditur ndërsa po hynte në shtëpinë e saj në Prishtinë.

“Sot, e mërkurë, 27 mars 2013, rreth orës 20:35, aktivisten Nazlie Bala e kanë sulmuar fizikisht në hyrjen e banesës së saj, duke e pasuar sulmin me kërcënimin ‘dije se kemi me të vra’…  Ky sulm vjen pas marrjes së letrës kërcënuese më 20 mars 2013, ku aktivistes Bala i kërcënohej jeta nëse vazhdon të mbrojë ‘turpin’”, thuhet në një deklaratë të Vetëvendosjes.

Vetëvendosje thotë se sulmi ka lidhje me iniciativën ligjore të Balës për të amenduar ligjin për veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës. Bala ka kërkuar që të vendosen si kategori lufte edhe personat e dhunuar seksualisht.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se përgjegjës për këtë sulm është kryeministri Hashim Thaçi, për shkak se deputetët e PDK-së kanë përdorur një gjuhë të ashpër kundër Balës./ep

3 komente në “Sulmohet fizikisht aktivistja e lëvizjes Vetëvendosje”

  1. Gjon says:

    Pse bre baheni si kafshet? A ka qen faji i atyre femrave te pervujtuna qe meshkujt e tyre nuk paten mundesi me i mbrojt nga perdhunimi i bishes?!!! O Zot fali, se nuk dijne se c’bajne…

  2. Teuta says:

    Në këtë tokë tonë shqiptare të emëruar Kosovo nga Serbia, nuk dihet se kush punon për kënd, kush merr rrogë nga kush, dhe kush angazhohet për kombin e kush për interesat kriminele personale.

    Një gjë është fakt i sigurt: asnjë parti politike shqiptare në Prishtinë nuk punon për kombin shqiptar, asnjë.

    Ja që kjo aktiviste ta sulmon inteligjencën tënde emocionale, dhe e pyet njeriu veten se a është kjo në shërbim të partisë së saj me pasuri disa bilionë, apo të kombit në vendin e nëntë në botë sipas varfërisë!

    1. mirel says:

      Nuk te kuptoj 100 % se cfare po thua, por kjo ka te drejten e saj te shprehi mendimet dhe idete qe ia perfshin platforma politike e partise se saj, dhe te sulmohet dhe te kercenohet me jete per kete ky eshte turp per Kosoven dhe kedo qe perkrah kete akt te ndyre.
      As me kanun grate nuk sulmohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje