Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, ka deklaruar se javën që vjen pret të arrihet një marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Por sipas Kohës Ditore, ajo ka thënë se nëse nuk arrihet marrëveshja, ndoshta nuk do të ketë një shans të dytë.
Deklaratat ajo i bëri gjatë një bashkëbisedimi me studentë të Universitetit të Prishtinës.
“Në fakt, unë isha në Bruksel javën e kaluar, dhe ne vazhdojmë të qëndrojmë në kontakte të ngushta me Bashkimin Evropian që është ndërmjetësues i këtij procesi”, tha Jacobson para mediave. “I gjithë ekipi ka bërë një punë të vështirë dhe i përgëzoj për fleksibilitetin dhe kreativitetin që e kanë treguar deri tani në këtë proces. Nuk më takon mua të komentoj se si do të duket marrëveshja e fundit, por më duhet të them që ky është një çast dhe një mundësi historike. Është një mundësi për Kosovën dhe Serbinë për të lëvizur përtej një historie të kaluar të dhimbshme drejt një të ardhmeje të ndritshme. Dhe nuk ma merr mendja që një mundësi e tillë do të vijë sërish”, theksoi ambasadorja amerikane.
Ajo ka thënë se SHBA-ja respekton vijat e kuqe të vendosura nga qeveria e Kosovës në këtë proces negociator./ep
Marreveshja do te arrihet(lereni si do duket) ,por ,cili do te jete cmimi!?