Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me drejtuesit kryesorë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetarin Isa Mustafa, nënkryetarin e Kuvendit, Sabri Hamiti, në zyrat e kësaj partie.
Ky është takimi i tretë, ndërkohë që dy takimet e para janë zhvilluar më 21 janar dhe 11 mars.
Siç raporton Koha Ditore, në takim është rënë dakord për krijimin e një blloku opozitar.
Qëllimi i bllokut do të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare duke dinamizuar opozitën në muajt në vijim përmes disa komisioneve hetimore parlamentare e seancave të jashtëzakonshme në Kuvend si dhe bashkëpunimi për parandalimin e privatizimit të PTK-së.
Po ashtu blloku do ketë në qendër të punës edhe dialogun mes Kosovës e Serbisë, duke vlerësuar se ai po zhvillohet pa transparencë dhe me marrëveshje të pashkruara. Vetëvendosje dhe LDK thonë se dialogu po shkel edhe rezolutën e Kuvendit të Kosovës të 18 tetorit 2012./ep
O Albin, LDK ka vdekur bashke me rugoven.
Beso !!
Megjithese Ldk-ja kurre nuk kam pasur deshire qe te fitoje, por edhe tash fare, me duhet te them se LDK do te ti fitoje zgjedhjet e ardhshme,
Une nuk jam as per LDK as PDK,DHE MOS TE FLASIM PER AAK.
Duhet ti japim rast ndonjeres qe akoma nuk e ka pasur pushtetin, dhe kjo Vetevendosja, se me te tjeret jemi lodhur nga krimet, korrupsioni, vrasjet. keto i kane te gjitha te zezat qe ekzistojne ne ket bote
VV eshte e vetmja opozite reale dhe e mirefillt ne Kosove. Ky plaku ka nje elektorat pa koke, qe per arsye inercioni injorantesh shkojne ende pas tij!