Kryeministri serb, Ivica Daçic, ka paralajmëruar mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës së Serbisë, në qoftë se arrihet marrëveshje me Kosovën.
Ai ka thënë se çdo iniciativë apo propozim në drejtim të ndryshimit të Kushtetutës së Serbisë duhet të jetë pjesë e pakos serioze politike dhe të një shqyrtimi të hollësishëm, “sepse për këtë çështje të rëndësishme nevojitet një konsensus i gjerë nacional”, citon Novosti.
As ministri i Drejtësisë në qeverinë serbe, Nikola Sellakovic, nuk e përjashton mundësinë e ndryshimeve të Kushtetutës, transmeton telegrafi.com.
Edhe analistë dhe politikanë të tjerë në Serbi vlerësojnë se kushtetuta e vendit të tyre mund të ndryshojë, duke e arsyetuar këtë me plotësime e ndryshim të ndryshme juridike si kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE, por asnjëri nuk e thotë që kjo do të duhej të ndodhë për shkak se Kushtetuta serbe akoma e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj.
Serbia qysh prej vitit 99 e ka dit se ni dit per i dit do te nderrohet kushtetuta e serbis ehde pse gjith mone kan genjy popllin e vet se kosova esht pjes e serbis tash le te bindet poplli serb se nuk esht ashtu qysh i kan genjy ma shum se 13 vite.
Ju dhevsha kushtetutën juve, po kujt i hyn n’udhe kushtetuta juve,
ndërrone, shndrrone dhe në fund futeni n’bythë po të doni.
Serbia po ndryshon.Kosova po perparon. Si perfundim do kemi nje pajtim historik mes dy popujve tane.