Mbyllet gazeta Express në Kosovë. Prej nesër vetëm online!

21 Mars 2013, 20:51Rajoni TEMA

Ajo që po ndodh në gjithë botën me shtypin e shkruar, nuk ka lënë pa prekur edhe Kosovën. Mbyllja e gazetave të shtypura, të cilat kanë qëndruar për një kohë të gjatë në treg, po bëhet fenomen edhe te ne. Pas mbylljes së gazetës së përditshme Infopress, rreth një vit më parë, të njëjtën gjë po e bënë edhe gazeta e përditshme Express, pas rreth një dekade qëndrimi në treg.

Burime të reporteri.net, brenda kësaj gazete bëjnë të ditur se numri i nesërm i kësaj gazete, do të jetë edhe i fundit i daljes në treg në formatin e shtypur.

Mësohet se gazeta Express, edhe pse do të mbyllë versionin e saj të shtypur në letër, sërish do të jetë me lexuesit, por vetëm në versionin online.

Vendimi për mbylljen e versionit të shtypur të gazetës, thuhet se ka ardhur pas rënies së shitjes së gazetave dhe orientimit të lexuesve kryesisht në versionin online.

Fenomeni i mbylljes së versionit të shtypur të gazetave, ka prekur gjithë median botore. Tani lexuesit gjithnjë e më shumë po orientohen në mediat online në internet./reporteri

2 komente në “Mbyllet gazeta Express në Kosovë. Prej nesër vetëm online!”

  1. qerramudhi says:

    Po normale qe do mbyllen gazetat ne print , se lexusi nuk harxhone me leke per te blere nje cope leter , pa gje brenda .

  2. Kosovari nga mërgimi says:

    Gazetat nga Kosova janë 80% reklamë. Këtu në Evropën perëndimore janë gazetat e tilla, pa pagesë, dhe numri i reklamave është më i pakët.

    Pastaj ajo që ta vret syrin janë konkurset e botuara me faqe të plotë, në katër gjuhë. Ky fonomen është i panjohur në botë. Lexuesi e blen gezetën që ta lexoj në gjuhën e tij. Nuk e kuptoj pse duhet të botohet e njëjta shpallje edhe në serbisht, turqisht dhe anglisht sot në Kosovë.

    Asnjë gazetë nga Kosova nuk ka stil të saj të gazetarisë. Për këtë arsye nuk kanë ato dallim nga njëra tjetra dhe as vlerë për ta lexuar vetëm njërën nga ato.

    Në aeroport në Gjermani kur i bleva dy gazeta nga Kosova, u çudit shitësi pse janë ato me pagesë, ku vetëm reklama tregohen në faqet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje