Në Maqedoni partitë opozitare edhe sot kanë akuzuar se po blihen vota nga ana e partive në pushtet për zgjedhjet lokale të 24 marsit.
Opozita e bashkuar maqedonase e udhëhequr nga LSDM akuzoi sot se ka dëshmi për blerjen e votave dhe manipulimin e qytetarëve.
“Ne kemi dëshmi të bazuara në fakte se si VMRO-DPMNE organizon shpërndarjen e miellit, vaj ushqimor si dhe tuba kanalizimi dhe ujësjellësi në disa pjesë të vendit, përfshirë edhe Shkupin”, theksuan sot për portalet maqedonase, burime të opozitës maqedonase.
Sipas tyre, po ofrohen mundësi për qytetarët që për dhënien e votës të paguhen edhe faturat e energjisë elektrike. Opozita akuzoi se pushteti aktual ka mbyllur disa kompani ditëve të fundit, që udhëhiqen nga përkrahës të opozitës dhe se bëhet fjalë sipas tyre për mbylljen e 14 objekteve dhe 8 firmave private.
Opozita gjithashtu ka theksuar se ka informacione se si drejtori i qendrës sociale në Dellçevë i ka bërë thirrje disa pjesëtarëve të komunitetit rom që të votojnë VMRO-DPMNE të kryeministrit Nikolla Gruevski, duke i kushtëzuar me ndihmat sociale.
Ndërkohë, partitë politike shqiptare të opozitës gjatë fushatës kanë bërë denoncime të tilla, duke apeluar që të mos shitet vota e lirë për një shumë simbolike parash. Partitë shqiptare nuk kanë zbardhur ndonjë denoncim të tillë faktik. Rastet e tilla të blerjes së votës dhe manipulimit të qytetarëve janë denoncuar edhe para misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR. (INA)
A mund te ndertohet e ardhmja me nje thas miell?
Thuaju atyre qe e kane te thare zorren!!!!!!!!!!! Vaerferia te ben te mos jesh ne gjendje te mendosh per te ardhemen, por vetem per momentin.
Hithri, nuk largohet varferia duke pritur fushatat elektorale per te ndihmuar me thase me miell. Pra nuk dilet nga varferia me kete menyre
Hithri — 22 Mars, 2013 në 6:36 pm
Thuaju atyre qe e kane te thare zorren!!!!!!!!!!! Vaerferia te ben te mos jesh ne gjendje te mendosh per te ardhemen, por vetem per momentin.
E hidhur per tu pertypur,por ke te drejte.E njejta gje ndodh edhe ne Shqiperi ku PD-ja i blen votat me leket e takspaguesve shqiptare,PS-ja me leket e biznesmeneve,kurse LSI-ja me leket qe ka vjedhur kryehajduti Ilir Meta,kurse shperblimet per militantet e PD,PS,LSI si edhe disa Partive te vogla jan punesimet ne sektorin publik.
Kjo tregon se ish komunistet jan reformuar siperfaqesisht,ne menyre hipokrite,por nuk munden te ndryshojn dot ne thelb dhe ti pershtaten Demokracise perendimore.
Hemo ckeni qe shani Saliun dhe kur shperndajne te tjeret miell dhe vaj jashte vendit tone fundja bar miu nuk po shperndajne me hanger po ju japin.O komentues cfare ju ndodhi juve pse keceni kur seshte vallja dhe radha juaj .Rini o te uruar duroni e do shihni kush do fitoje me 23 Qershor do fitoj ai qe ju shani me te padrejte se jeni kokrra e dembelit doni te gjithe pune zyre po kur shkoni ne shtete te tjera lani halet pa u ankuar.
kiri, ti je i varfer ne tru dhe me ekonomi.