Ministrat s’erdhën të pasur, u pasuruan nga hajnia!

22 Mars 2013, 17:45Rajoni TEMA

Protesta me sloganin “Ndale hajninë, zhvilloje shtetin!”, i iniciuar nga Grupi i Qytetarëve të Organizuar, mblodhi sot në kryeqytetin kosovar mijëra të pakënaqur jo vetëm për shkak të faturave të KEK-ut, por edhe të korrupsionit dhe krimit të organizuar, mosrespektimit të ligjeve dhe varfërisë në rritje në gjithë vendin. Protestuesit, siç kishin paralajmëruar organizatorët, u mblodhën para ndërtesës së KEK-ut në orën 12 dhe pastaj marshuan drejt Ministrisë së Zhvillimit, për t’u ndalë përballë qeverisë.

Ndër parullat që dominuan brohoritjet ishte “Hajna!”, “Hajna”. Ra në sy edhe një poster “Hashim Thaçi as i majtë, as i djathtë. I tepërt!” që fliste për qëllimin e organizatorëve jo vetëm kundër hajnisë, por edhe atyre që e bëjnë këtë politikë

Protestës edhe këtë herë iu  bashkuan dhjetëra organizata joqeveritare, organizatat studentore, subjektet politike, sindikatat dhe grupet e artistëve.

Ndër protestues sot kishte shumë fytyra publike, të rinj dhe pensionistë.

Avni Zogjani i organizatës “Çohu” këtu, duke iu drejtuar pjesëmarrësve, tha se protesta po mbahet kundër hajnisë nga KEK-u dhe nga Qeveria. Ministrat e kësaj qeverie, tha ai, tani shëtisin me milionat e tyre në mesin e të varfërve.

“Në qeveri s’erdhën të pasur, por u bën të tillë duke vjedhur pasurinë publike,” shtoi Zogjani.

Ron Gjinovci, njëri nga organizatorët, tha se protesta do të vazhdojë edhe herë të tjera, deri sa të mos gjendet zgjidhja./KD

7 komente në “Ministrat s’erdhën të pasur, u pasuruan nga hajnia!”

  1. shinavlashi says:

    ore mos se kane marre eksperience nga paria ne tirane
    kot them se jam pa shkolle.

  2. qwe says:

    Ku ndodhi kjo ngjarje ore z. gazetar ?

  3. Flamuri says:

    Nuk mashtrohen qytetaret. Kane pervoja te shumta qe te mund te manipulohen nga ata qe kur skan dhene asgje per kete Kosove.
    U nisen kinse kunder KEK-ut dhe e dojne pushtetin.Bile nuk kishte as parolla kunder KEK-ut.
    Kesaj here per “ta vrar skllavin ne veten tende” mezi u tubuan nga e gjithe Kosova 400-500 veta te njetit qe ishin me pare dhe te paknaqur me rezultatin e pergjigjjes per protest ky marshim me shume ngjau nje nje percjellje mortore.
    Duhet te lufteohet hajnia dhe korrupcioni patjeter por jo nga ata qe kur nuk ia kane menduar te miren kombit dhe shetit shqiptar dhe me keta nuk do te ndodh asnje ndryshim i mire per qytetar.

    1. drini says:

      Flamurit

      Zoteri a pak po te duket se qka po bejne keta pushtetaret tone ne Kosove,dhe nuk je akoma kunder hajnave, krimineleve .dhe te korruptuarve, populli eshte ngopur me keta hajan dhe te them te drejten nuk do te shkon shume kohe kur edhe do te kemi trazira sociale ne kosove, dhe nuk eshte mire me bere propagande sepse nuk eshte e vertet qe ishin 500 qytetare.

      Si nuk po e sheh realitetin e hidhur qe e kemi ne Kosove, por edhe ne Shqiperi eshte njejte

  4. balzac says:

    Te pabreke i gjeti dreka milionere i beri darka!

  5. Shqiptari nga Kosova says:

    Pyetjen që ja shtroj vetes rregullisht është se a janë udhëheqja hajna të rëndomtë, apo janë rekrutuar dhe stërvitur për ta shkatërruar kombin shqiptar në Kosovë dhe për ta lënë të varur gjithmonë nga të huajt. Frikohem nganjëherë se e dyta është në pyetje. Në Kosovë e kanë mbjellur këta një lloj lisi të urrejtjes, i cili rrënjët e tij është duke i futur thellë e më thellë çdo ditë që kalon, dhe është duke i shtrirë degët e tij kudo, jo vetëm në parlament. Shumë shqiptarë nuk janë të interesuar më për të mirën e njëri tjetrit, por kanë filluar të merren me gjetjen e mënyrave të fitimit me mashtrime dhe kërcënime të njëri tjetrit. Ndoshta është luftë e re e ftohtë kundër shqiptarëve, se e kanë kuptuar armiqtë se me armë të zjarrit nuk mund të fitojnë nga shqiptarët, sikur që kanë bërë deri tani në historinë e kombit tonë.

    Gjej dy a tre budallenj, thuaju se janë patriotë të kombit dhe jepju disa milionë, e shkatërrojnë shtetin e tyre më shpejtë se ushtria më e fortë e armatosur në botë.

  6. zoti mero vall dhe ju keni filluar te beni censur,apo eshte gabim teknik,dje postoa nje shkrim sekeni qitur fare ketu me shpres se eshte gabim teknik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje