Kandidatja fituese në rundin e parë nga radhët e BDI-së në Tetovë Teuta Arifi ka falënderuar gjithë ata që kanë treguar vullnet gjatë tërë kohës sa ishin në fushatë.
Ajo tha se energjia që ka pasur tërë kohën gjatë fushatës i ka dhënë mundësinë e forcën që të dalin dhe të kenë një rezultat të favorshëm që Tetovën ta bëjnë të dinjitetshëm.
“Sipas rezultateve të mbi 80 për qind votave të numëruara, kandidati dhe lista e BDI-së ka udhëhequr në pjesën më të madhe në gjitha vendvotimet.
Dëshiroj të tregoj se diferenca që kemi ndaj oponentit tim është e madhe pra me mbi 3600 vota… Falënderoj gjithë ata burra, gra, qytetarë që hapën dyert për të bërë konak me ta dhe para nesh është edhe një garë që do ta bëjmë me dinjitet duke fituar betëjn për Tetovën”, tha Arifi.
Teuta është ndër femrat më të emancipuara shqiptare sot, në mbarë trojet etnike. Shpresojmë që forcën intelektuale shqiptare ta përdor me mençuri dhe të mos harrojë se Shkupi është kryeqyteti shqiptar!!! Tetova me begatinë e vet ta ringjall Shkupin! Urime fitorja Teuta, urime Abaz Gjuka!
Urime plot suksese inshallah moter e nderuar i frigohesh ALLAHUT fuqiplot qe te pajisi me dituri,i ndihmon pupullit tend ne menyr te drejt…
suksese per fitoren Teuta po c hyn allahu ketu moj Besa ka ndonje shpese qe jini akoma shqitare apo jo