Gjermania mund të lehtësojë disa nga kushtet që ka vendosur për të lejuar nisjen e negociatave me Serbinë për anëtarësimin në BE, por në këmbim kërkon që Serbia të lejojë Kosovën që të marrë një vend në OKB, bën të ditur Balkan Insight.
Hans- Joachim Falenski, këshilltar i koalicionit qeverisës në Gjermani, tha se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë edhe hyrjen e Kosovës në OKB.
Nëse Serbia pranon këtë gjë, atëherë parlamenti gjerman do jetë më i butë për kriteret e anëtarësimit në BE.
“Nëse situata shkon kështu, ne në parlamentin gjerman do të jemi gati të tolerojmë disa nga dështimet e Serbisë për të plotësuar disa nga kriteret shtesë,” tha Falenski.
Dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur që në mars të vitit 2011 dhe synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve./ep
Edhe njehere qe ta marrin veshe te gjithe, sepse kjo eshte e verteta!
Pa aprovimin e Rusise, dhe Kines te cilat jane anetare te perhershme te keshillit te sigurimit ne OKB, Kosova nuk mundet qe te antaresohet ne OKB.
Gjithashtu, pa aprovimin e 5-shteteve anetare te BE-se, Kosova nuk mund qe te behet pjese e Bashkimit Europian dhe te Shengenit!
Kjo varet vetem nga Serbia. Neqoftese Serbia bie dakord me pavaresine e Kosoves, atehere problemet me lart jane te zgjidhuara automatikisht. Pyetje ketu eshte, se cfare cmimi kerkon Serbia per Kosoven nga ata qe e donin te pavarur. Kur te kenaqet ky pazar per Serbine, atehere dhe vetem atehere Kosova mund qe te quhet SHTET!
epo merre vesh dhe ti bismark
nuk na duhet aprovimi i kines dhe rusise nqs e njohin 2/3 e okb-se nuk na intereson as njohja e serbise gjithsej jane 180 vende e kane njohur gati 100 mungojne rreth 30 vende duhet te kemi parasysh qe blloku islamik akoma po punon per njohjen qe jane reth 25 vende pra jo e pamundur pra gjermania kerkon te shpejtoje kohen po perfundimi dihet