Pandeli Majko: Në Kërçovë fitoi shqiptaria

25 Mars 2013, 11:33Rajoni TEMA

Lajmi se komunën e Kërçovës pas shumë dekadash e fiton një shqiptar, është pritur me urime të shumta në rrjetet sociale.

Mes tyre është edhe ish- kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, që thotë se fitoi shqiptaria.

“Lajme të mira nga Maqedonia. Komuna e Kërçovës u fitua nga Fatmir Dehari. Për herë të parë kjo komunë fitohet nga një shqiptar në zgjedhjet lokale të Maqedonisë. Kjo fitore erdhi falë bashkimit të shqiptarëve edhe gjithë emigrantëve që erdhën dhe votuan nga larg. Fitoi shqiptaria,” shkruan Majko në Facebook.

Beteja për Kërçovën ka qenë shumë e ashpër. Vetë kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski u investua në këtë garë elektorale, duke kërcënuar se nuk do lejonte abuzime me votat dhe as votues të mbërritur nga diaspora shqiptare./ep

8 komente në “Pandeli Majko: Në Kërçovë fitoi shqiptaria”

  1. Doni ALBO says:

    Bravo z. Majko, shihet se ty nuk te intereson vetem karriga ose interesi personal por te intereson ceshtja kombetare duke qene edhe avokat i shqiptareve jashte kufijve te shqiperise….Kosova ka shume simpati per ty.

    1. Arben Kosova says:

      Saktë?.

  2. erti says:

    Turp per shqiptaret ne maqedoni qe nuk bashkepunuan por doli secili me kandidatet e vet, nuk i linin dot merite personale per te miren e shqiptareve, turp maskarenj.

  3. FYROM says:

    Shqiptaret jane si puna e arabeve dhe gjighe botes myslimane. Kur vjen puna per perendine e tyre, eshte vetem nje. Allahu. Kjo per shqiptaret eshte Shqiptaria. Keshtu te pakten na kane genjyer deri tani. Kur vjen puna per nje unitet kombetar, te gjithe dalin profete e pejgamere. Sunitet vrasin shiietet, etj.etj.etj. Ketu, PD-istat vrasin PS-istat. UDI-istat, et istat e tjere. Prandaj nuk ka per te patur kurre nje komb unik shqiptar.

  4. taqo says:

    Po more majko qe ben historianin politik ….mos u bej si dokle?????ke te drejte …fitoi shqiptaria ,por ne fillim na thuaj …a eshte shqiperia dhe albania e njejta gje …ose me mire a mund te na thuash ndryshimin midis ketyre dy termave…

  5. Skura M... says:

    Jep logjiken politike dhe jo lojen per te trazuar.I vute flaken shqiperise shitet tanket,depot,armet, plaset dhe Gedecin ju politikanet papolitik tani merreni ne shqiptarine.Po nuk ju takon te flisni si fyle Fituan dardanet,albanet,shqiptaret ,arnautet,….Rendesi ka qe pati zgjedhje demokratike te lira dhe njeri do te fitoj padyshim, ata qe jane ne gare ndoshta me i miri.

  6. Durim says:

    Fitorja e Kerçoves tregon se faktori shqiptar duhet te jete me i bashkuar ne Maqedoni. Kesisioj shqiptaret do te ndjehen me te respektuar dhe zeri i tyre do te jete me i fuqishem ne nje Maqedoni, e cila nuk e deklaron se shqiptaret perbejne mbi 40% te popullsise.
    Shtoni lindjet vellezer shqiptare ne Maqedoni dhe behuni me bashkepunues,

  7. maqedonas korca says:

    Kosovaret e pushtuan Maqedonine pas 1990.Fituan shtetesine shume lehte dhe ne 2001 kundershtuan shtetinqe e kerkuan vete.Megjithate kerkoni bashkejetese dhe asgje ne teper.RESPEKT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje