Zyra e shtypit e kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi, ka ndërhyrë në një emision të transmetuar në televizionin publik kosovar, RTK.
Lajmin e bën të ditur gazeta Zëri, që raporton se prezantuesja e emisionit “Në kërkim”, Edita Curri, përveç ndërhyrjes nga qeveria, ka marrë edhe kërcënime anonime.
Edita Curri kishte përgatitur një emision më 18 mars, ku e ftuar ishte aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Bala, që është kërcënuar me jetë për qëndrimet e mbajtura për projektligjin e përkrahjes financiare dhe morale të personave të dhunuar gjatë luftës.
Por edhe pse kryeministri Hashim Thaçi e ka dënuar sulmin ndaj Nazlie Balës, zyra e shtypit e tij i ka dërguar një e-mail gazetares Curri, duke e udhëzuar si të sillet.
e-mailin ia ka dërguar drejtoresha për Barazi Gjinore pranë kryeministrit, Edona Hajrullahu.
“Që në fillim më duhet të theksoj faktin që emisionet e kësaj natyre, e që transmetohen në një medium publik të financuar edhe nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, duhet të kenë për qëllim pasqyrimin real të gjendjes apo fakteve për çështjen që diskutohet. Fatkeqësisht, mënyra e konceptimit të emisionit të djeshëm, ka qenë jo shumë adekuate, pasi nuk janë prezantuar këndvështrimet e të gjithë aktorëve që merren me çështjen që ju keni diskutuar. Për rastin në fjalë, duhet të reagoj për mospërfshirjen e një përfaqësuesi nga institucionet, të cilat kanë luajnë një rol madhor në trajtimin e kësaj çështjeje. Me konkretisht, fjalën e kam për qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e siguruar nga Indeksonline.
Megjithëse në emër të qeverisë së Kosovës dhe jo të ndonjë partie konkurrente, Hajrullahu shprehet se nuk i ka pëlqyer fakti se e ftuar ishte përfaqësuesja e VV-së, Nazlie Bala.
“Përveç faktit që me informacionet e pasqyruara nga biseda me të ftuarat në studio (dy përfaqësuese të shoqërisë civile dhe një përfaqësuese të partisë politike), është keqinformuar opinioni i gjerë, njëkohësisht i është dhënë hapësirë që një parti politike thjesht të shpalosë programin e saj!”, thuhet më tej në këtë letër./ep
Me këto të dhëna, të cilat janë në këtë email të Qeverisë së Kosovës, unë nuk po shoh ndërhyrje, as kërcënim, madje as orientim se si duhet të organizohet tryeza. Përkundrazi, këtu kërkohet që mjetet e informimit të kenë qasje të njetë ndaj të gjitha partive politike.
Kurse sa i përket TVSH-së së Berishes dhe RTK së “Thaçit”, këtu s’ka se si të bëhet krahasim.
Edhe mua brenda normalitetit me duket e-maili i nisur nga nje perfaqesuese e qeverise lidhur me barazimin e forcave ne nje debat televiziv. TVSH-ja eshte vite drite larg me RTK-ne, por gjithesesi me vjen mire qe ngrihet ky shqetesim ne publik per ta mbajtur sa me larg influencen e politikes mbi median.
Jo ne fakt keshtu si raportojne gazetaret nuk merr vesh qeni te zotin! Gazetarja e RTK-se ka ftuar deputetet e Kuvendit te Kosoves, dhe ka ftuar deputetet e PDK-se qe nuk e kane votuar amendamentin ligjor per grate e dhunuara gjate luftes se Kosoves, ka thirrur dhe “Vetevendosjen” qe solli amendamentin ne Kuvend, si dhe shoqerine civile te Kosoves. Gazetarja ka qene me se ne rregull ka thirrur ligjvenesit, jo administraten publike. Perderisa diskutohet per ligjin dhe per me teper inisiativa per ndryshime ligjore vjen nga parlamentaret, sherbyesi civil dhe adminsitrata publike nuk kane vend ne emision! Kur te diskutohet si jane zbatuar ligjet e kuvendit, atehere e ka radhen qeveria! Po Kryeshefja e Agjencise per Barazi Gjinore nuk i ka mesuar keto ende, se akoma nuk e di si funksionon shteti, keshtu eshte kur emerimet i ben partija dhe i leshon njerezit si buce te bertasin ne emer te partise,pa kurrefare eksperience drejt e nga bankat e shkolles ne krye te Agjencise numer nje per te drejtat e grave, dmth gjysmes se popullates! Ne vend qe te hapi gojen dhe te leshoje deklarate per grate e dhunuara, qe kane 14 vjet nga perfundimi i luftes qe nuk i ndihmon kush, ne vend te hape gojen e te denoje kercenimet qe u bejne aktivisteve gra per te drejtat e njeriut, na tregon meritat e qeverise se Kosoves, qe deri me sot s’ka bere asgje as per grate e dhunuara gjate luftes, e as per grate qe dhunohen cdo dite ne Kosove, po rri gjithe diten kafiqave e kanagjeqeve te Prishtines, me grate e politikaneve. Turp!
Emaili i Qeverise se Kosoves me perngjan ne letrat e Beogradit-Serbise,derguar kolaboracionisteve shqiptar te Krahines Autonome te Kosoves.Keto letra kerkonin diferencimin urgjent per nje leshim te vogel dhe dihet fati i disave qe fare nuk ishin mekatare.Keto veprime dallojne,per te miren e shqiptareve se,sot vete shqiptaret intervenojne edhe pse,nuk kane te drejte sipas nje morali sublim.