Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski ka vizituar qytetin e Kërçovës, ku ka qenë në shtabin elektoral të partisë së tij, VMRO- DPMNE.
Por vizita e tij ka acaruar ndjeshëm qytetarët maqedonas, që i kanë kërkuar llogari për humbjen e Kërçovës.
Kryeministri Gruevski u bllokua dhe qytetarët theksonin se nuk do të lejonin largimin e tij përderisa ai t’i sqaronte se si BDI e fitoi këtë komunë. “Tradhtar, shitës i komunës, spiun”, thërrisnin qytetarët e tubuar para shtabit, ndër të cilët ka edhe anëtar të VMRO-DPMNE-së.
Siç raporton INA, për të shmangur këtë revoltë, mediat kanë raportuar se para shtabit janë sjellë disa punëtorë të termocentralit “Osllomej” dhe ata janë grumbulluar si turmë, me qëllim që gjatë largimit të Gruevskit, të evitohet revolta e turmës së të pakënaqurve.
Mediat raportuan se atmosfera ishte e tensionuar ndërsa pjesëtarët e njësitit special të policisë janë vendosur rreth kishës përballë selisë së Shtabit dhe Komitetit të VMRO-DPMNE-së./ep
Ja Shqiptarët si u bënë bashkë dhe fituan.
Prej ne Strugë deri ne Kumanovë flitet shqip dhe administrohet shqip.
Bravo Shqiptart e Kerqoves se e hoqet bullgarin prej kerqoves e bam kuq e zi,
E more sllav aty nuk duhet te ishit fare po ju dha europa ato troje shqiptare qe kurre nuk ju perkasin….Por sidoqofte peredimin e maqedonise do ta qeverisin shqiptaret sepse eshte shqiptare dhe pike.