Kosovë, në zgjedhjet e ardhshme do votohet me lista të hapura

29 Mars 2013, 20:02Rajoni TEMA

Partitë politike në Kosovë kanë rënë dakord që në zgjedhjet e ardhshme listat zgjedhore të jenë të hapura dhe që qytetarët të mund të votojnë për ata kandidatë që mendojnë se do t’i përmbushin pritshmëritë e tyre.

Si raporton KTV, partitë politike janë marrë vesh edhe për pragun e hyrjes në parlament.

Sa i përket kandidatëve të pavarur për deputetë, ata duhet të fitojnë minimumi 3 përqind të votave, kurse për partitë politike që duan të hyjnë në parlament pragu mbetet i njëjtë – 5 përqind. Për koalicionet parazgjedhore, ndërkaq, pragu zgjedhor do të jetë 7 përqind./ep

1 komente në “Kosovë, në zgjedhjet e ardhshme do votohet me lista të hapura”

  1. valoni says:

    E pat THaqi kesaj radhe humbi zghjedhjet se jan mesue ti vjedh votat
    kurse ksaj radhe e hanger pecin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje