Eurodeputeti gjerman: Turqia të mos bëjë presion për rishikimin e historisë

28 Mars 2013, 19:46Rajoni TEMA

Eurodeputeti gjerman, Bernd Posselt, ka deklaruar për agjencinë dtt-net.com se qeveria turke duhet të ndalë presionin ndaj qeverisë kosovarë për rishikimin e historisë.

“Është e papranueshme që një ish-fuqi kolonizatorë përpiqet që të bëjë presion ndaj një kombi të lirë europian i cili ka qenë një ndër viktimat me shekuj me radhë ndaj interpretimeve të mënyrës së vjetër të historisë. Populli i Kosovës duhet që të jetë i pavarur në të vendosurit për librat shkollorë të historisë dhe mënyrën e të mësuarit të historisë të rinjve të saj. Kosovarët po e bëjnë këtë në mënyrë shumë të arsyeshme”, tha ai.

Posselt ka pohuar se librat shkollorë duhet të jenë të bazuar në të vërtetën dhe ai e përkrah për këtë Kosovën.

“Është e qartë se të gjithë librat shkollor duhet që të bazohen në të historinë e vërtetë dhe në shërbim të pajtimit midis popujve. Ky është qëndrimi në të cilin unë e përkrah Kosovën. Turqia duhet që mendoj e të reflektoj për mënyrën e saj se si ua mëson historinë të rinjve turq”, ka thënë deputeti Bernd Posselt, i cili vjen nga partia CDU e kryeministres gjermane, Angela Merkel.

28 komente në “Eurodeputeti gjerman: Turqia të mos bëjë presion për rishikimin e historisë”

  1. mirel says:

    Bravo Bravo, do e shtojme dhe kete te lista e protestuesve, ne te cilen nuk e kisha emrin te firmosja dhe une.

    1. PRINCI OTTO I (GJERMANISE) GREQISE QEPE GOJEN says:

      PRINCI OTTO I GREQISE QEPE GOJEN SE ISHIT JU QE NE KURRIZ TE SHQIPTAREVE KRIJUAT 1 SHTET GENOCIDAL QE E QUAJTET GREQI !!!!!

    2. ardiana says:

      paj europa vet ka kerkuar te ndryshohet historia

  2. zum zum says:

    mire i thua ti o kok qyp i merkelit ,por jo kolonizatore por pushtues te eger qe shkateroi cdo gje , 500 vjet pushtim me te gjitha mjetet dhe i ktheu besimin nga kristian dhe evropiane ne arab dhe mongoler . por une nuk jame i sigurte se shqipfolesit kosovare do te falenderojne apo do te urejne.besoj e dyta o gjerman koklope

    1. Bledi says:

      Hahah…je deshmi qe injoranca eshe e pafundme.

  3. DUMBABEN says:

    Ke te drejte zoti Posselt,por eshte karakteri servil i shqiptarit qe sot shallvaret na tregojne se cfare dore do te mbajme lapsin per te shkruar ,servile ishin ,servile ngelen ,ketu e 600 vjet

    1. Mos fut hundet ku nuk te takon o bir im i tredhur, leri alvanat ne halen e tyre, nuk je pjell e tyre

  4. Marin says:

    Kur t’i kerkojne gjermanet Izraelit qe ta nderrojne historine ne favor te Hitlerit, atehere ta ndryshoje edhe Kosova ne favor te Turqise barbare.

    1. monitor says:

      MARIN @gjermania donte boten ,ndersa turqia donte vetem islamin ,,,,,koncepti aziatik kunder atij te kolonizuesit evropian

      1. Marin says:

        Te dy bene pushtime, po Turqia a kerkoi falje si Gjermania?!! Kur kerkoi ndjese Turqia islamike per Holokaustin e armeneve, a di te me pergjigjesh monitor?!
        Edhe nje shtese per dijen tende: Gjermania praktikisht s’ka pasur koloni. Islami po!!

  5. enea says:

    Me pak fjale Gjermania i thote gjyzelave…uleni koken e mos luani me shqiptaret naive

  6. miri says:

    bravo i qofte deputetit gjerman, po kosovaret ndjehen me shume turq se sa shqiptare

    1. Bledi says:

      Un nuk e kuptoj se si ka mundesi nje njeri me intelegjence normale te vij ne nje perfunfim si ti?!

      Te pershendes nga Przireni i lashte, aty ku identiteti shqiptar do jetoj pergjithome. O INJORANT!!!!!!!!!

      1. Bono says:

        Prizreni i lashte???? Sapo kalova nje dite te bukur andej dhe me thene te drejten te lashte jeni vertet. Turqi hesapi. Popull me kulture anadolli qe shani turkun gjithe diten, por ne gen jeni 100% turq.

        1. Marin says:

          E sakte, vec nje gjeje: prizrenasit asnjehere nuk e shajne turkun, se e kane si te shajne veten me fjalor rruge.

  7. Adriatik says:

    Pse nuk kercenon me lufte erdogani gjermanine si kercenon fqinjet e vegel te vet?

    Oh harrova….do i sulen ankarase gestapo do i coje te gjithe per kurse pune ne poloni.

  8. Shkupi says:

    Shqiptaret kane dy vellezer,njeri quhet Amerikan e tjetri quhet Gjerman.

  9. Agimi says:

    Shqiptaret nuk kan qen renegat siç perpiqen ta shtremberojn disa, shqiptaret vazhdimisht kan luftu per atdheun e vet.
    Everteta eshte se:
    Me renien e perandoris bizantine, e gjith Iliria pushtohet nga sllavet, dhe iliret i pan turqit si aleat per te rimarr tokat e pushtuara nga sllavet, gje qe e arriten me ndimen e turqve. Po te mos kish qen kjo aleance, nuk do ekzistonte sot Iliri(Shqiperi), e gjith Iliria do qe sllavizuar plotesisht. Kte bashkpunim per te shpetu trojet e veta do e bente cdo komb pa asnji dyshim. Por me von shqiptaret e kuptun se turqit kerkonin turqizimin e Iliris, pra ikjen nga sllavizimi dhe kalimin ne turqizim. Por ky nuk qe qellimi i shqiptarve, dhe kjo solli dilem ne qendrimet shqiptare ndaj turqve si ne rastin e kundervenies shqiptare me Skenderbeun edhe me von kur Turqia bo binte dhe po bente pazare me trojet shqiptare(lufta e Kosoves qe u shtyp nga turqit). Pra shqiptaret nuk kan qen renegat por kan luftu vazhdimisht per trojet e veta, por i ran mbi kok dy nga popujt me te eger e me te mdhenj(sllavet dhe turqit).

  10. Bardhi RKS says:

    Agimi — 29 Mars, 2013 në 7:16 am
    @Shkrimi juaj i ngjan romaneve fantastiko shkencore,nuk ka asnje fakt per ate qe thua,ne fillimet e pushtimit te ballkanit osmanet kishin aleance me serbet po ti kujtoi vetem vezirin mehmet sokoloviq dhe familjen brankoviq dhe raportet e tyre me osmanet.Shqiptaret integrohen vone ne institucionet osmane,kjo ndodh pas vdekjes se SKENDERBEUT e posaqerisht integrimi dhe islamizimi masiv i shqiptareve ndodhe pas luftes se perandorise AUSTRIAKE kunder osmanve 1700.
    Turqia e erdoganit eshte ekspansioniste si perandoria e sulltan sylejmanit,turqit e shohin ballkanin (bosnen,sanxhakun dhe trojet shqiptare)si QARDAK te vetin.

    Turqia i ka demtu rend shqiptaret jo vetem ne kohen osmane por edhe ne kohen e republikes turke,mjafton te permendet marveshja jugosllavo turke per shprenguljen e “turqve” nga Jugosllavia ne anadolli prej nga ishin debu armenet,gruzianet dhe terrorizoheshin kurdet.

    Neper keto troje kan kalu shume pushtues e pushtues me te poshter se turku e shkjau nuk kan shkel ne keto troje.

  11. Agimi says:

    Bardhit RKS.
    Nuk e di si e quan ti nje te vertet historike, qe shqiperia pas renies se bizantit u pushtua nga sllavet dhe do qe sllavizuar po qe se shqiptaret nuk do kishin bashkpunu me turqit, kjo eshte me se e sakt.

    1. Marin says:

      E verteta historike eshte se Konstandinopoja ra ne kohen kur shqiptaret me Skenderbeun ne krye po luftonin akoma me turqit.
      Ne ate kohe nuk na pushtuan sllavet, ku e ke mesuar kete gomarllek?!! Por serbet e Brankovicit ishin ne aleance me Turqine kunder Shqiperise.

  12. Agimi says:

    Bardhit RKS.
    Mos e kupto se Iliri qe vetem Kruja deri ne Shkoder(siç e kan be dhe historianet ”tan” ne muzumin ton kombetar te arkeolugjise), se e shof qe nuk i permend fare iliret ne bizant, apo harrove qe bizanti qe perandori ilire ?. Dhe nuk kam then se kemi qen mir me turkun, por te pakten mbetem ilir, nuk u sllavizuam komplet.

    1. Korabi says:

      Eshte e vertete ajo qe thua Agim, por deri diku ama. Ne kohen qe hordhite osmane u dynden ne Arberi, ne kete troje ishin krijuar principatat shqiptare, si ajo e Balshajve, Topiajve, Muzakajve, me heret dhe Principata e Arbrit etj, pra trojet shqiptare pergjithesisht kishin dale nga zotrimi sllav,dhe ishin ne procesin e shtetformimit feudal, por ishin pikerisht osmanet qe dogjen e shkaterruan trojet arberore. Po te kujtoj kronikanet e kohes,fill pas vdekjes se Skenderbeut qe flasin per qindra mijra te masakruar, qytete te djegura dhe te braktisura, qindra mijra te tjere te shitur si skllever, dhe shume me teper te detyruar te marrin arratine ne Itali. Kur lexoj qe disa njerez qe e shohin ardhjen e osmaneve ne trojet shqiptare si dicka te mire me vijne 2 gjera nder mend : 1- Sindroma e Stokholmit, 2- shprehja popullore qe thote ” po nuk i q. nenen, s’te thote njeri babe” .Dhe ju , turkut qe ju ka q. nenen i thoni baba.

  13. Te bashkuar says:

    U ben turqit te japin mend. Po ku po flen Kurdet per te kerkuar pavaresi ose te pakten Konfederat.
    Faleminderit Zoti deputet. Danken.

    1. ardiana says:

      historia jone eshte e tera e gatuar nga bodrumet e mykura kishtare dhe e hijeshuar nga komunistet ..0. a ishte ballkani ilir kur e humbem dhe nga kush e humbem ,cilat luftra e dobsuan mbretrin ilire ,pasoj e cilave luftrave ishte humbja e nje pjese te ballkanit dihet mir luftrat e mbretris fiseve ilire me gotet ne nje an dhe luftrat me romaket -bizantin me vone ben qe iliret te dobsohen dhe sllavet ta ken me te leht marjen e tokave ilire disa pjes na i moren me luftra e disa bujrum ne tok te babes skishin me qka me te mbroheshin ishin te lodhur dhe rezultati duket sot ku jetojne sllovenet kroatet ,serbet me nje fjal sllavet mandej ecim tutje … 1.historianet duhet te jen realist dhe te shkruajn se kur erdhi islami ne trojet ballkanike 2. kush e ftoi perandorin otomane dhe perse e ftoi )karl thopia per te i ber ball ndikimit sllav ku ishe e perfshir edhe famlija kastrioti pra ne anen e sllaveve), 3 . nen sundimin e kujt ishin “shqiptaret ” dhe nga kush ishin te kercenuar ….4. me cfar ushtrie luftoi perandoria otomane (shumica e ushtarve ne fillim te sundimit te perandoris otomane ishin “shqiptar” te krishter qe ishin ushtar mercenar dhe shquhet fisi katolik klemendi etj etj tashti ecim tutje ne koh sa e sa sadrazem -kryeministra ishin ne perandorin otomane sa e sa ushtari shqiptar ishte ne perandroin otomane sa e sa ministra -vezir ,punonjes zyre te niveleve te ndryshem natyrave te ndryshme e sa e sa bejler etj ….eshte fakt se shqiptaret gjat perandoris otomane sunduan po i mar shtetet e tanishme : shqiperin,kosoven,me shum se gjysmen e serbis se tanishme ,pothuajse ter malin e zi,pothuajse ter greqin ,pothuajse ter maqedonin,paten pasha edhe ne liban ,sunduan egjiptin vella a spo te duket qen populli me i priviligjuar ne ket perandori ,tjeter eshte qe ne kem mesuar tregime perralla por e verteta eshte kjo …nese shikojme tregtin e shqiptareve esksportin gjat perandoris otomane e ke ne librin qyteti shqiptar gjat rilindjes kombetare ke per tu habitur cfar tregtie eksporti eshte ber jashta trojeve shqiptare ndoshta as sot se ke at eksport me vleren ne te holla kam fjalen, jo ne materiale apo prodhime sepse dallojne prandaj vella keto duhet te shkruhen te mesohen nga femijet etj etj mos ta zgjas

  14. Lekë Dukagjini says:

    Më vjen keq kur vë re se në një pjesë të komentuesve ka zënë rrënjë ideja antihistorike se pa turqit shqiptarët do të na qënkeshin sllavizuar. Mos të harrojmë se pas rrënimit të Bizantit dhe shkërmoqjes së perandorisë serbe të Stefan Dushanit në gjysmën e dytë të shek. 14, qenë principatat shqiptare që ndërmorën ekspansion në të tre drejtimet, jug (Shpatajt), lindje (Muzakajt) dhe veri (Balshajt). Në këtë kohë Balshajt, për shembull, bëhen kaq të fuqishëm sa arrijnë të depërtojnë deri në Banatin e Bosnjes së atëhershme, Peloponezi kthehet në një tokë gati krejt shqiptare dhe Muzakajt futen thellë në zotërimet maqedonase të princërve serbë si Marko Krajleviçi. Dhe në një kohë kur fqinjët tanë sllavo-grekë po rrezikoheshin të shqiptarizoheshin, ja behën osmanët të cilëve rezistencën më të egër e të shkëlqyer u a bënë pikërisht shqiptarët e rilindur, ata të Shqipërisë me Gjergj Kastriotin dhe ata të Moresë kujtesa e të cilëve rron ende në këngët e arbëreshëve të Italisë. Pra turqit na thyen shtyllën kurrizore në një kohë që ne po përjetonim një rilindje të vërtetë të fuqisë sonë dhe na penguan në zhvillimin tonë kombëtar. Mos harroni që në kohë të Skënderbeut serbët ishin kaq të dobët ballë shqiptarëve saqë Brankoviçi s’qe në gjendje t’i mbronte tokat e tij nga sulmi rrënues i Kastriotit i cil u hakmorr ndaj tyre si pasojë e tradhëtisë serbe ndaj Huniadit dhe Skënderbeut në betejën e dytë të Kosovës më 1448. Për t’u mbrojtur nga “i tmerrshmi” (nofkë që i vihej Skënderbeut) princi serb, i pafuqishëm, i kërkon ndihme sulltan Muratit të cilin e kish dhëndër. E ky Murat (dhëndër i serbëve) na erdhi një vit e gjysëm më vonë (1450) dhe rrethoi Krujën e Kastriotëve të cilën nuk e mori dot.

    1. anti tuk says:

      Leke Dukagjini nuk te heq asnje pike e asnje presje nga ato qe ke shkruar kjo eshte Historia e vertete e Shqipetareve se na vine zorrent ne goja kur Turqit shqipfoles mundohen te shtremberojne Historine e vertete te Popullit Shqipetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje