Kosova nuk do të pranojë asgjë që nuk është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Kështu ka deklaruar për KTV-në kryeministri Hashim Thaçi në prag të nisjes për Bruksel, ku nesër pritet të arrihet marrëveshja për normalizim të raporteve mes Kosovës e Serbisë.
Sipas kryeministrit, arritja e marrëveshjes është shumë e rëndësishme, pasi sipas tij një gjë e tillë për Kosovën do të nënkuptonte integrim në Bashkimin Evropian e në NATO, e më kalimin e kohës edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Megjithatë, në rast të arritjes së marrëveshjes, sipas Thaçit, qeveria menjëherë do të fillojë implementimin e saj, pra duke caktuar edhe periudha kohore. Sipas kryeministrit aktorët implementues do të jenë misioni i EULEX-it, institucionet e Kosovës dhe NATO-ja, në mënyrë që, sipas tij, të arrihet lëvizja e lirë e njerëzve, e mallrave si dhe shuarja e të gjitha strukturave paralele.
Kryeministri Thaçi ka mohuar faktin se mund të ketë ndryshim të qëndrimeve sa i përket kërkesës së Serbisë për Asociacionin e Komunave Serbe dhe kompetencave të tyre. Sipas kryeministrit, gjithçka do të jetë përshtati me ligjet dhe Kushtetutën e vendit tonë./KD
Per mua si kosovar e shqiptar kjo eshte poshtersi sepse po te respektohej kusjhtetuta sdo te kishte “bisedime” por reagime te stilit korean,qe do te thot pergjigju me gjuhen e armikut.