Serbët do formojnë kuvendin e Kosovës veriore

2 Prill 2013, 10:54Rajoni TEMA

Serbët e veriut të Kosovës kanë në plan që të mbajnë nesër kuvendin e katër komunave të veriut.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja Danas, që thekson se ata nuk janë të kënaqur nga bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në mbledhjen e katër komunave ilegjitime do të zgjidhen edhe kryetari dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës veriore, siç pretendojnë ta quajnë ata këtë pjesë të territorit kosovar.

Gazeta serbe shkruan se mund të ketë edhe protesta.

Mbledhja do mbahet në Leposaviç./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje