Thaçi: Procesi nuk ka dështuar

3 Prill 2013, 17:49Rajoni TEMA

Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, ka deklaruar se ai ka qenë i gatshëm për marrëveshje me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, por pala serbe ka kërkuar kohë shtesë.

“Arritja e marrëveshjes nuk është vetëm në të mirë të Kosovës; është në të mirë të fqinjësisë së mirë, të qytetarëve dhe të evropianizimit të rajonit”, ka thënë Thaçi në një konferencë për shtyp në Prishtinë.

Kryeministri shtoi se procesi nuk është i dështuar.

“Shpresojmë se Serbia do të pranojë realitetin dhe marrëveshjen. E di se nuk janë vendime të lehta për asnjë vend dhe për asnjë lider, por secili nga ne duhet të shikojë drejt së ardhmes dhe të mos mbetemi peng i së kaluarës”, tha Thaçi.

Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e palës kosovare në dialog, se asociacioni i komunave serbe në Kosovë do të jetë sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, as legjislative, as pushtet të tretë.

Kryeministri ka thënë po ashtu se do të realizohet shpërbërja e plotë e të gjitha strukturave ilegale të sigurisë dhe se do të ketë lëvizje të lirë në të gjithë territorin e Kosovës./ep

1 komente në “Thaçi: Procesi nuk ka dështuar”

  1. Valon Brahja, Cyrih says:

    Zotri Hashim, do kishta dash me ju propozue Mehmetin, njaj asht adapt per me gadit ket mess
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/hajgare-me-nishanin.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje