Ka marrë cilësimin e ditës “historike”, por e marta është mbyllur me dështim në Bruksel. Baronesha Catherine Ashton gjatë gjithë ditës nuk ka mundur që të bindte delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë që të pajtoheshin për parimet bazë, mbi të cilat do të funksiononte mekanizmi ombrellë i komunave me shumicë serbe.
Por akoma nuk është shembur gjithçka që është arritur prej tetorit të vjetëm, kur ka nisur raundi i parë i dialogut politik ndërmjet delegacioneve që përfaqësohen nga kryeministrat e të dyja vendeve, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç.
Ashton, që ka rolin e ndërmjetëses së këtij dialogu, u ka lënë palëve edhe një mundësi konsultimi në vendet e tyre, para se të japin përgjigjen finale. Megjithëkëtë, zgjidhja më nuk do të provohet të merret në tavolinën rreth së cilës përballen palët.
Kryediplomatja evropiane, në orën e parë të së mërkurës, e zhgënjyer, ka kumtuar epilogun e përpjekjes së saj të gjithë ditës, për të gjetur një zgjidhje kompromisi.
“Kjo është hera e fundit që po takohemi formalisht. Disa propozime janë vënë në tavolinë. Dallimi ndërmjet palëve është shumë i ngushtë, por i thellë. Ata (kryeministrat v.j.) tani do të kthehen në kryeqytetet e tyre për konsultime të mëtejshme dhe ditëve në vijim do të më njoftojnë se ç’kanë vendosur”, ka thënë Ashton.
“Unë ju dëshiroj udhëtim të mbarë dhe çfarëdo suksesi të mundshëm në përpjekjet për arritje të marrëveshjes”./KD
Asnjë “ditë historike” nuk ka sjellur diçka të mirë kur liderët shqiptarë janë marrë vesh me liderët serbë për “vëllazërim-bashkim”.
Ironia e kësaj është se nuk mund të gëzohet shqiptari i ndershëm me këtë dështim të miqësisë me serbët. Sa më shumë që zgjat anarkia në Kosovë dhe ekonomia mafioze, aq më gjatë këta mbeten në kryesi ministrat e tashëm të cilët vetëm një obligim e kanë ndaj votuesit: marrëveshjen me serbët.