Policia dhe gjykatat po pengojnë arritjen e marrëveshjes Kosovë- Serbi

5 Prill 2013, 10:41Rajoni TEMA

Raundi i tetë i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit ka dështuar, por shtetet evropiane kanë shpresë se Serbia do të lëshojë pe në ditët e para të javës në vijim.

Siç raporton Koha Ditore, ka qenë pikërisht pala serbe ajo që e ka refuzuar kompromisin pas 14 orësh bisedime.

Po ashtu burime nga Brukseli thonë se nuk qëndron deklarata e Beogradit se të gjithë janë në anën e Prishtinës.

“Nuk është BE-ja në anën e Prishtinës apo të Beogradit, BE-ja vetëm i lehtëson palët që të arrijnë marrëveshje. Por duhet pranuar se Prishtina ka qenë shumë më e gatshme për kompromis sesa Beogradi. As për kryeministrin Thaçi nuk është e lehtë që të pajtohet me propozimet në tryezë”, ka thënë një diplomat evropian.

Edhe pse ende nuk jepen detaje rreth asaj se çfarë është propozuar, diplomatët evropianë pohojnë se problem kryesor është çështja e policisë dhe e gjykatave në veri të Kosovës./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje