Komuna e Prishtinës shet 364 vetura për ... 50 mijë euro

5 Prill 2013, 10:47Rajoni TEMA

Komuna e Prishtinës ka shitur plot 364 vetura për vetëm 50 mijë euro.

Lajmin e bën të ditur gazeta Zëri.

Sipas shifrave, i bie që një veturë është shitur për 136 euro.

Zyrtarët e komunës thonë se veturat nuk kanë qenë në gjendje të rregullt.

Por nuk është vetëm Komuna e Prishtinës që shet vetura me të lirë.

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe institucione të tjera.

Fjala bie, Komuna e Pejës e ka shitur një makina Kia, prodhim i vitit 2001 për 199 euro dhe një Jeep Cherokee për 565 euro./ep

6 komente në “Komuna e Prishtinës shet 364 vetura për … 50 mijë euro”

  1. berati_KOSOVE_germony says:

    1.Nje vetur si kjo ne foto esht ble e re afresisht 50 mije euro.
    2.Aj qe e ka fitu tenderin per blerjen e veturave te komunes me siguri qe osht i aferm i Isa Mustafes.
    3.Pronari i tenderit te veturave do ta shes ni vetur si kjo hiq me pak se 5 000 deri 15 000 euro nvaret prej vetures se sa esht e demtume ashtu do ti valoj edhe qmimi.
    4.Ketu vetura jan bler me taksa tonat edhe ma shum perdoren per qeshtje private te zyrtave te komunes se sa per pun zyrtare.
    5.Kerkoj nga gjykata qe per ket tender te shitjeve te veturave te bej hetim se a ka qen transparent tenderimi.

    1. INVESTUESI says:

      O shoku,foto eshte ilustruese dhe nuk ka te beje me makinat qe jane shitur!
      Mos beni specialistin kot. Ketu diskutohet qe per ato qe jane shitur me kete cmim te lre.
      A mos valle do ishte me mire per tu shitur per skrap?

  2. anticensurë says:

    në foto është një audi!
    sikur vetëm karoceria të jetë në këtë gjëndje,pa motorr dhe të gjithë sendet e tjera,përfshi ulset dhe rrotat ajo vlen shumë,shumë më tepër se 136€!
    pyetja është kush i ka blerë këto vetura???
    që aty mund të fillohet hetimi!!

  3. gjyshi says:

    Jo, ore, nuk e besoj. Edhe po të shiteshin si skrap, do të mblidhëshin më shumë para.

  4. berati_KOSOVE_germony says:

    Hiç më pakë se 364 vetura janë shitur nga Komuna e Prishtinës për vetëm 50 mijë euro. Në bazë të një matematike të thjeshtë del se mesatarja për një veture të shitur përmes ankandit publik është vetëm 136 euro. Zyrtarë të Komunës së Prishtinës thonë se veturat e shitura nuk kanë qenë pronë e Komunës së Prishtinës, por sipas tyre, asnjëra prej tyre nuk ka qenë në gjendje të rregullt.

    Zëdhënësi i komunës Asdren Osaj thotë se veturat e shitura për një kohë të gjatë kanë qëndruar në parkingun e merimangave në Fushë-Kosovë. Ai tha se ato vetura janë konfiskuar nga policia për arsye të ndryshe, por për vite të tëra pronaret e tyre nuk kanë shprehur interesim për t’i marrë ato, apo për shkaqe të tjera nuk kanë mundit t’i tërheqin. “Ato vetura janë totalisht të papërdorshme dhe asnjëra prej tyre nuk është pronë e Komunës së Prishtinës. Ato janë konfiskuar nga policia. Pasi që për vetë të tëra ato nuk kanë mundur të tërhiqet komuna në bazë të ligjit ato detyrohet t’i shesë përmes ankandit”, citon “Zëri” atë.

    Sipas zyrtarëve të komunës, në këtë tender janë shitur gjithsej 364 vetura, ku blerësit e tyre kane qenë persona fizikë dhe juridikë.

    Por, nuk është vetëm Komuna e Prishtinës që po shet automjete me çmime të lira. Një praktike të tillë e kanë ndjekur dhe po e ndjekin edhe institucionet tjera të Kosovës.

    Edhe Komuna e Klinës para pak ditësh ua ka shitur disa veturave personave fizik me çmime qesharake Një “Nissan Pick up”, me targa të regjistrimit 03-318-BM, komuna e ka shitur për 1676.00 euro, derisa disa vetura tjera të markës “Lada Niva” i ka shitur prej 420 deri në 620 euro.

    Vetura me çmime të lira e që i ka pasur jashtë përdorimit ka shitur edhe Komuna e Pejës. Para pakë kohës përmes një ankandi publik komuna ka shitur disa automjete me çmime prej 300 deri në 1700 euro, të cilat kryesisht i kanë blerë personat fizikë. Komuna një veturë “Kia” të prodhuar në vitin 2001, e ka shitur për 199 euro, deri sa një “Jeep Cheroki” për 565 euro.

    Po ashtu, edhe Doganat e Kosovës kanë nxjerrë në shitje 17 automjete, ku çmimet e janë tejet minimale me çmimet e atyre automjeteve në treg. Disa vetura të markës “Kio” të prodhuara nga viti 1999 deri në vitin 2002, Dogana u ka caktuar një çmim fillestar prej 600 deri në 800 euro, pavarësisht se vlera e tyre në treg është disa herë më e lartë se çmimi i vendosur nga Dogana.

    Po ashtu, kohë më parë edhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e cila drejtohet nga Mimoza Kusari-Lila përmes një ankandi ka shitur hiq më pak se 172 vetura për 234 mijë euro, ku mesatarja për veturë i bie rreth 1200 euro. Veturat e dala në ankand, sipas zyrtareve të kësaj ministrie, janë kryesisht xhip “KIA Sportage”, të cilat i ka përdorur deri vonë Policia e Kosovës.

    Sipas njoftimit të ankandit, këto vetura janë të prodhuar në vitin 2001, 2002 dhe 2003, ku pjesa dërrmuese e tyre kanë qenë më defekte, apo kanë qenë të aksidentuara.

    Po ashtu, përveç veturave të policisë, në këtë ankand ka pasur edhe disa vetura ‘Lada Niva” të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Punës dhe Mirëqenies Sociale

  5. kel ukaj says:

    Kjo eshte Kosova qe kane enderruar Kosovaret. E para keto makina ne momentin e ndalimit ecnin, o i kane çuar ne parking me karratrec! Sigurisht qe kane shkuar ne kembet e veta, nuk jane ndezur per shume kohe por bateria shume thjeshte mund te karikohet ose jane paisje qe e bejne te ndizen. Problemi eshte se u jane vjedhur pjese! Ndoshta? Kosove me! Hajde hajde çfare korrupsioni. Rrofte shteti i korruptuar i Kosoves. Qytetari i Kosoves do te jete i lumtur qe paguan shume me shume per korrupsionin se deri dje Serbit. Do te jete i lumtur se paguan per mafjen shqiptare! Ha ha ah! sa budallenj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje