Aktori Enver Petrovci i është bashkuar partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Aktori ka takuar sot kryetarin e kësaj partie, Ramush Haradinajn.
Bashkë me Petrovcin në AAK do të anëtarësohet edhe aktori tjetër Veton Osmani.
“Për AAK-së dhe për mua personalisht, është një nder që sot AAK-së iu bashkua një kuadër shumë i vlefshëm i vendit, i cili në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës ka treguar përkushtim, profesionalizëm dhe dinjitet në ngritjen e kulturës dhe artit në përgjithësi”, tha Haradinaj.
Edhe Petrovci theksoi se ai është i nderuar që i bashkohet vizionit dhe lidershipit të AAK-së./ep
Po pse mor derezi?! Paske gjetur kishe e xhami se ku te falesh? A s’i morre vesh ende keta? Jane aktore me te mire se ti!
E shoh shpejtë afishen në derën time si banor shqiptar nga Kosovo 1244:
Aktori i njohur i bashkohet partisë politike. E ti?
Për sqarim: Ky aktor pranon t’i bashkohet një organizate kriminele, me pasuri më të madhe të parave se të gjitha llogaritë e bankës së shqiptarëve të ndershëm në këtë rrozull të tokës. A është ky art?