Krasniqi: Bizneset e mëdha, të lidhura me liderët politikë

10 Prill 2013, 19:06Rajoni TEMA

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka bërë një seri akuzash në seancën e radhës. Ai ka thënë se bizneset e mëdha nuk i paguajnë tatime shtetit dhe janë të lidhura direkt me udhëheqësit e partive politike.

Krasniqi po ashtu ka thënë se krimi në veri është i lidhur edhe me pjesën jugore.

Mungesa e investimeve të huaja, sipas tij, ndodh pasi “qarqe të caktuara” po kërkojnë të kenë pjesë në bizneset e investitorëve.

Krasniqi ka thënë se në Kosovë mungon vullneti i partive politike parlamentare për të ndalur politikat e këqija korruptive ndaj bizneseve vendore dhe ndërkombëtare. /rel/

4 komente në “Krasniqi: Bizneset e mëdha, të lidhura me liderët politikë”

  1. Gjon says:

    I vetmi politikan dinjitoz per kaq kohe me ate ane te kufirit… Ketu ke na te tille kane dale jashte politike me kohe. Ec e krahasoje po deshe me Xhozefinen tone…

  2. Teuta says:

    Pirati i anijes (qeverisë) shqiptare nga Prishtina thotë se shokët e tij janë vjedhës pisë. Asgjë e re, përpos për faqet e gazetave shqiptare. Këtë fakt e dinë edhe fëmijët e vegjël shqiptarë nga gjithë bota.

  3. elton says:

    Tani ky eshte kapitalizmi,nja 5 kokrra do i bejne leket derisa te ngrihet 1 Enver nga varri

    1. Luani says:

      Le të digjet në ferr Enveri dhe shokët e tij!

      Populli ynë ka nevojë sot për një shqiptar të vërtetë: shqiptar i cili nuk është bishë parazite e kombit të tij sikur ministrat nga qeveria shqiptare nga Prishtina, Tirana dhe Shkupi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje