Shtetet e Bashkimit Europian mund të kërkojnë rivendosjen e vizave për shtetasit e Ballkanit Perëndimor.
Presioni i Gjermanisë ka bërë që BE të marrë në shqyrtim një vendim të tillë.
Dojçe Vele raporton se vizat mund të kthehen për Maqedoninë dhe Serbinë, por nuk dihet nëse këtu përfshihet Shqipëria.
Për shkak të rritjes së numrit të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit, komunat gjermane kanë kërkuar rifutjen e detyrimit të vizave dhe përshpejtimin e procedurave të azilit. Vetëm në janar të këtij viti në Gjermani kërkuan azil 7.000 vetë, një rritje me 50 përqind në krahasim me muajin e kaluar.
Shumë azilkërkues nga Serbia dhe Maqedonia janë romë. Ata konsiderohen si emigrantë ekonomikë që nuk janë të persekutuar politikisht. Autoritetet gjermane e refuzojnë shumicën e kërkesave të tilla. Si arsye për rritjen e kërkesave vitin e kaluar qe vendimi i Gjykatës Kushtetuese Gjermane i verës së vitit 2012, sipas së cilës përfitimet për azilkërkuesit duhet të rriten./ep
Futjani vizat mongolezve !
Amen..