Kryeministri Hashim Thaçi ka udhëtuar drejt Brukselit, ku do marrë pjesë në takimin e radhës me kryeministrin serb, Ivica Daçiç.
Zyra e kryediplomates së BE, Catherine Ashton, i ka ftuar të dy për një takim të mërkurën.
Në një njoftim të zyrës së baroneshës, thuhet se ajo ka kërkuar që ata të vijnë në takim me frymë konstruktive.
Përpara nisjes, kryeministri Thaçi është shprehur se është optimiste.
“Kemi qenë afër marrëveshjes në takimin e fundit, por ende ka dallime. Unë besoj dhe shpresoj që gjatë këtyre ditëve Beogradi ka reflektuar që të jetë më fleksibël”, ka thënë Thaçi, duke saktësuar se pozicioni i Kosovës në këtë takim “është i qartë dhe në përputhje të plotë më Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”.
“Ne udhëtojmë me qëllimin më të mirë, që të arrihet marrëveshja më në fund për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi,” ka thënë Thaçi./ep
Ha ha ha ha shife si zgerdhihet katravella edhe ashtu nuk dallon nga dacic thacic ose daci thaci