Me vendim të Komisionit Shtetëror Serb është hapur kasaforta e ish- udhëheqësit të Jugosllavisë, Tito.
Sipas të përditshmes Danas, aty brenda janë gjetur 30 kilogram ar dhe 150 gurë të çmuar. Mendohet se kjo pasuri i përkiste dikur familjes mbretërore serbe Karaxhorxheviç.
Kasaforta e Titos është hapur pas 30 vitesh.
Gjërat e çmuara në brendësi të saj ishin vendosur me një vendim të kryesisë së ish- Jugosllavisë./ep
Udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha planifikonte sulm ushtarak ndaj Jugosllavisë pas vdekjes së Josip Broz Titos, shkruan e përditshmja kroate, “Jutarnji List”Sipas kësaj të përditshme, udhëheqësit komunistë të Shqipërisë, planifikonin, në takimet e tyre të fshehta në fund të viteve 70-të dhe në fillim të 80-tave, operacion ushtarak ndaj Ish SFRJ-së, të quajtur “Shpërthimi”.Plani ishte, që pas vdekjes se Titos (që, sipas tyre, në Jugosllavi do të fillonin klanet e brendshme për pushtet), me aksion të shpejt të ushtrisë shqiptare ta merrnin Kosovën, por edhe pjesë te Maqedonisë dhe Malit të Zi ku shqiptarët përbënin shumicën e popullsisë.Kjo është bazuar në arkivat shqiptare dhe ruse, pastaj procesverbaleve te mbledhjeve të Politbiros së Partisë së Punës së Shqipërisë, si dhe dorëshkrimeve të ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes, Veli Lakaj, në tekstin me të ri i ka përmbledhur historiani rus, Artjom Ulunjan, analist për Lëvizje Komuniste te shekullit 20 në Ballkan.Ulunjan, anëtar i Institutit për histori në Akademinë ruse të Shkencave, në numrin e janarit të revistës akademike “Slavjanovedenje”, ka botuar tekstin “Operacioni i fshehtë ‘Shpërthimi’: Si bëhet gati Enver Hoxhaj për ‘kaosin pas Titos’”.Edhe pse Ulunjan shkruan se edhe më herët, në mënyrë sporadike dhe jo të plotë (kryesisht në intervista të ish zyrtarëve komunist shqiptar) janë paraqitur informacione për operacion të fshehtë, tash nga burime arkivore është konfirmuar se Enver Hoxha ka qenë i fiksuar me atë se cfarë do të ndodh me Jugosllavinë pas Titos.Ka qenë i bindur se atje do të ketë luftë të përgjakshme për pushtet ndermjet forcave proruse dhe atyre proamerikane.Siç thuhet, Hoxha njëkohësisht ka qenë i brengosur për regjimin e tij, por ethshëm ka menduar se si nga tërë kjo situatë të nxjerrë aq sa mundet, sipas mundësive, ta rimarr Kosovën.Enver Hoxha këtë plan ia kishte besuar udhëheqësve më të besuar të tij në fillim të dhjetorit të vitit 1977. Ky ishte fillimi i përgatitjeve serioze në rast të vdekjes së Titos. Ishin shqyrtuar të gjitha mundësitë për fqinjin e fuqishëm.Ulunjan thotë se pikërisht Kosova është njëra nga arsyet e mundshme që Shqipëria ishte vendi i vetëm që nuk e nënshkroi aktinin e Samitit të Helsinkit në vitin 1975, me të cilin definoheshin kufijtë e Evropës së Re.Ulunjan përmend raporton e ministrit shqiptar të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu nga nëntori i vitit 1977, në të cilin, “për herë të parë dhe të vetme” në një dokument të rëndësishëm të regjimit të Hoxhës përmendet “se Qeveria e Shqipërisë mbështetë bashkimin e të gjithë shqiptarëve”.“Ne me të gjitha forcat mbështesim kosovarët. Dhe ne jemi për atë që ata të bashkohen me Shqipërinë, sepse kjo do të siguronte unitet kombëtar”, shkruante Hazbiu.Hoxha theksonte se “nuk duhet kursyer mjetet për Kosovën, sepse herët apo vonë kjo do të shpaguhet në të ardhmen”. Pikërisht për këtë në vitin 1978 në strukturën e CKAPR themeloi Byronë e propagandës ndërkombëtare, të cilën e quajti Byroja për Kosovën.
Kur do hapen kasafortat e Enveri qe i ka strehuar ne Amerik.
E ka hapur me 15 prill 1979 dhe ne te tilla raste
futja pordhes ti Dano prej Kosove me histori perrallash me mbret..Enveri kishte kohe qe kishte pjerdhur nga trute, e ti thua qe do sulmonte Jugosllavine per Kosoven…Ai kishte friken se mos Jugosllavia pushtone Shqiperine e perr kete bashke me strategun pallosh Mehmet Shehu mbollen bunkere ku i desh trapi. Keto guret Titos ja falte Rugova sa here shkonte e i lepinte bythen sic me vone e beri me Milloshevicin e me vone me cdo te huaj qe e vizitonte pas luftes
O Shabe!
“Dano” (prej Kosove apo Shiperie qofte) nuk ka bere veç “copy-paste” (kopjim)te kujtimeve te Veli Llakajt, per te cilat ka folur (veç te tjereve) dhe i ka mbledhur Kujtim Boriçi, ish-oficer dhe gazetar i “Shekulli”-t.
Qe keto plane kane egzistuar ne leter kete s’e luan as topi, qe ishin çmenduri, utopi apo realiste, ky eshte muhabet tjeter, u takon specialisteve te vertete qe te shprehen ne te ardhmen, kur te vije dita e te marrim fyme lirisht nga Biri i Enverit, Berisha, i cili njesoj si Babai i vet shpirteror, sot eshte “kompetent” ne çdo fushe.
Une nuk mund te shprehem mbi kete çeshteje se nuk jam kompetent si puna jote qe je PJERDHUR PER VEHTE nga trute, me kete pergjigje qe i jep jo “Danos” po Kujtim Boriçit , nje nga specialistet tane me te mire ne kete fushe
Ne kasaforten e Enverit mund te gjemdet ndonje ditarme kujtime dhe asgje tjeter.
Po kasaforten e Saliut dhe te Xhozit kush eshte buurre t’i hapij. Aty gjendet pasuria e shqiptareve.
Ne kasaforten time skeni per te gjet asgje, mos u mundoni kot, por po te me lini mua ne dore per te hapur kasafortat e saliut dhe zhozefines, ju jap fjalen se brenda ores ka per te treguar se sa ka, biles do te thote qe kam dyfishin, se kur tja kap koqet tja shtrengoj ne morse, ska sali qe ta duroje, ndersa zhozin e coj nji nat ke nji repart ushtarak dhe diten tjeter ka per ti trgu te gjitha, se kur ta morri vesh qe do ta hudh ke te burgosmit e bulqizes qe jane denu nga 25-vjet, ka per ta zene lemerija.
Jane kursimet e Lepa Brenes.
Shikoni ju komentues :ajo puna e planit “SHPERTHIMI ” ,ishte realitet ,dhe jo enderr ne sirtar .Ajo u inicua nga PERTEJ DETIT SI IDE ,POR PLANI ESHTE REAL,bile jane bere dhe prova gjenerale . Por ka kaluar shume kohe .Kujt i kujtohet ne vitin 1981 pas vdekjes se TITOS ( vdiq ne 4 maj 1980 )u vendos qe PRESEDNIKA te ishte rrotativ ,ne cdo vit .Kishin dale ne pah mosmarreveshjet midis republikave dhe SERBET po mundoheshin qe atehere te sundonin KROATET dhe SLLOVENET dhe CRNE GOREN .Edhe BOSNJA ishte e dyzuar .ENVERIT ,jepi ate qe i takon ,plani ishte gati te vihej ne jete ,por ne momentin e fundit u anullua sepse duhej te fillonte reaksioni zinxhir me lufte fetare sic dhe filloi ,por jo nga kosova por nga BOSNJA . DRUZHE TITUA ,ishte megalloman ,i ashtuquajtur president i te “pa -angazhuarve ku me se shumti aleate kishte ne AFRIKEN QENDRORE dhe ate jugore ,por ishte shume i zgjuar dhe gezonte respektin me te madh ne cdo republike ,bile dhe kengetaret KOSOVARE te muzikes argetuese i kane kushtuar nje kenge . TITUA ishte i djallezuar ,kurse ENVERI ishte me i zgjuar ,dhe lundroi ne dallget e forta te luftes se ftohte dhe i shfrytezoi per mrekulli kontradiktat e kohes ,natyrisht ne funksion te vehtes ,pamvaresisht se ne si popull vuanim aq sa ne vitet 1982-1986 ,ekonomia fillio te demonstroi renien ne PIKIATE ,e cila kishte filluar qe ne fundin e viteve ’70. E shkuar dhe e harruar .Po tani nje pjese e kosovareve e atyre me te indroktinuarve u ka bere magji agjenti i O.Z.N.A-s dhe U.D.B.-se SALI BERISHA .Le ta mbajne dhe t’a gezojne .