Në Serbi ka nisur gjyqi ndaj 12 personave, që akuzohen se i kanë vënë flakën ambasadës amerikane gjatë trazirave të vitit 2008.
Balkan Insight raporton se të 12 të akuzuarit e kanë deklaruar veten të pafajshëm.
I akuzuari i parë, Dejan Vuçkoviç tha se kanë hedhur gurë mbi ambasadë, por nuk i janë afruar asaj.
Ambasada u dogj më 21 shkurt 2008, pasi Kosova shpalli pavarësinë, duke zemëruar nacionalistët serbë.
Ndërkohë e përditshmja serbe Blic shkruan se një nga 12 të akuzuarit, Dushan Sedlar, para tre vitesh ka marrë vizën amerikane dhe ka studiuar për pesë muaj në SHBA. Ai e mori vizën edhe pse ishte i dyshuar për rrezik të përgjithshëm./ep
Këta vetëm vjedhje dhe vrasje dinë të bëjnë gjithë jetën…por çuditërisht,askush nuk u thotë gjë….Çuditem,se as Amerikanët,nuk po i bëjnë gjë…..Të ishte dikush tjetër,shqiptar fjala vjen……e kishin çuar në guantanamo….dhe atje njeriu mallkon ditën që ka lerë…Këtyre zjarrvënësve sllavë,u jep viza studimi….E çfarë studimi mund të bëjë një terrorist serb..në USA…?!Kuptohet se studjon terrenit se si të djegë dhe vrasë pa rënë në sy…..