Gazeta Koha Ditore ka arritur të sigurojë dokumentin me 15 pika, që kryediplomatja e BE-së, Catherine Ashton, u ka propozuar Prishtinës dhe Beogradit për të arritur një marrëveshje.
Pala kosovare e ka pranuar këtë plan, por Serbia refuzon për shkak të pikës 14, ku thuhet se palët nuk duhet të pengojnë reciprokisht anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.
Më poshtë janë 15 pikat.
1: “Bashkësi/Asociacion” të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e hapur edhe ndaj komunave të tjera, nëse anëtarët pajtohen.
2: “Bashkësia/Asociacioni” do të formohet me statut.
3: Strukturat do të formohen sipas të njëjtës bazë sikur edhe rajonet ekzistuese në Kosovë.
4: Kompetencat që do të jenë sipas kartës evropiane të vetëqeverisjes lokale dhe sipas ligjeve të Kosovës.
5: “Bashkësia/Asociacioni” do të ushtrojë kompetenca shtesë ashtu siç i jep autoriteti qendror.
6: “Bashkësia/Asociacioni” do të ketë një rol përfaqësues në autoritetin qendror dhe do të ketë një vend në këshillin konsultativ të komuniteteve.
7: Në Kosovë do të ketë vetëm një forcë policore, e cila do të quhet “Policia e Kosovës”.
8: E tërë policia në veri të Kosovës do të jetë e integruar në kornizën e Policisë së Kosovës dhe rrogat e policëve do të jenë vetëm nga Policia e Kosovës. Anëtarëve të strukturave të tjera serbe të sigurisë do t’u ofrohen pozita përkatëse në strukturat e Kosovës.
9: Për pikën e nëntë ka patur më së shumti dallime deri me tani. Sipas propozimit në tavolinë, në këtë pikë saktësohet se do të ketë një postë të komandantit rajonal për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe ai do të jetë një serb i Kosovës, i zgjedhur nga Ministria e Brendshme e Kosovës nga një listë, të cilën do ta paraqesin katër kryetarët e komunave në emër të “Bashkësisë/Asociacionit”. Përbërja e Policisë së Kosovës në veri do të reflektojë strukturën etnike.
10: Sipas marrëveshjes së propozuar autoritetet gjyqësore do të integrohen dhe punojnë në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës. Gjykata e Apelit nga Prishtina do të themelojë një panel të përbërë nga gjykatësit serbë të Kosovës, të cilët do të merren me të gjitha komunat me shumicë serbe. Një njësi e kësaj Gjykate të Apelit do ta ketë selinë në pjesën veriore të Mitrovicës.
11: Zgjedhjet lokale në vitin 2013 do të zhvillohen me lehtësimin e OSBE-së dhe në përputhje me ligjet e Kosovës.
12: Kjo pikë flet për përpilimin e një plani të implementimit, i cili do të përmbante afate të sakta kohore e që do të përpilohej deri me 26 prill. Në implementimin e kësaj marrëveshje do të bëhej kujdes edhe për transparencën e fondeve.
13: Sipas pikët 13, palët do të duhej të arrinin marrëveshje për energjinë dhe telekomin para mesit të muajt qershor po të këtij viti.
14: Kjo pikë është më e kontestuara deri më tani pasi flet për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Sipas formulimit aktual, kjo pikë thotë se palët pajtohen se asnjëra nuk do të bllokojë palën tjetër, apo të inkurajojë të tjetër që të bllokojnë kërkesat për anëtarësim në organizatat dhe forumet ndërkombëtare. Burimet diplomatike pohojnë se do të ketë përpjekje dhe presion që kjo pikë të riformulohet dhe të flasë për mosbllokimin e palëve në procesin e integrimeve evropiane.
15: Pika e fundit e propozim-marrëveshjes thotë se do të themelohet një komision implementues nga të dyja palët me lehtësimin e Bashkimit Evropian.
“për mosbllokimin e palëve në procesin e integrimeve evropiane.”
OKB-ja europiane eshte??????????????????????
Kosova do te jete e ndame ne dy entitete kjo eshte pune e kryeme me bekimin e ketij koke gugjes ton.Ky eshte zhytur si ushujza ne balt.Pyfff fare e felliqur.
Po te them se jam shum i lumtur sot si kurre me pare, po pytni pse sepse kjo eshte edhe nje fitore e liderve tane, bashksise nderkombetare,sa i perket zbatimit do te jet edhe me i lehte se c’mendoni pasi sebia eshte varferuar i duhet ndihma nderkombetare siq e shihni edhe vete zhvillimi i saj eshte mbrapa te gjitha vendeve fqinje dhe e beri kete aq lehte dhe ne dukje te pare sikur se eshte ngopur nga e gjith kjo. Qka na mbetet neve qe tani si qytetar te kosoves te fillojme sa me shpejt ta blejme edhe ate pjese siq i kemi blere edhe me heret. Nga sot the tutje flamuri kosovar do valoj gjithmon the gjithku atje, dhe se edhe ajo strukture do ndryshoj shum shpejt, edhe nje here urime kosove urime.
E shite per nje cope buke sikur ta kishe te njerkut o Hashim Thaci!
Per Presheven se hape gojen fare po Kosoven ua dorezove Serbeve !
me kto leshime qe bene ,bota na sheh si mjerane,ku shqiptari manipulohet si race kollaj,si ky plehra jone qe i fali detin grekut,e thone per shqiptaret qe jane ……….??????????,
PLOTESISHTE PAJTOHEM ME KOMENTUASIN SILIHEQENEFI SI BACA I JUAJ EDHE KY KATRAVELLA YNE JAN PLEHRA DHE PORDHECA QE SHESIN VATANIN PTUHH FARE E FLLIQUR MUTLIMANE.
Ky eshte turp kombetar o mjeran qe na udhehiqni si ju ne Kosove E JU NE TIRAN……PO PRESHEVEN MORE TE MJER KU E LATE PSE NUK E VUTE EDHE ATE CESHTJE NE TAVOLIN! O TE POSHTER O SAHAN LEPIRES TE DIGJENERUAR,SI NUK KENI PAK MENCURI XHANEM E PAK DASHURI PER ATDHE,E KENI BERE TOKEN SHQIPTARE SI KUR TA KISHIT TUJAEN PERSONALE,TURP TURP TURP,MI PASKENI DHEN GJITH KTO PRIVILIGJE SHKIJEVE…..!
Brabo brate Hashime, shumë mirë na ke knaq per këtë vikend: e bleve me piunat dhe sekseret e tu PTK dhe e shite veriun, Ujmirin bre metësh si Zvonku me mbledh papiriqa o i biri i polarit. As bari në familjen e tande mos të bift. O qoban veq kob i ke sjell vendit. Ju lutna o milet mallkone me voten e juve këtë qen të flliq. E te gjith shokt e tij edhe piunat e SHIK-ut me i que ne trepqe me e nxe furren e shkrimjes me ta.
Marre e kuku per ta, veq mos dilni ju lutem ne TV se na kallet me kto shpifje si shaip muja hoti e moderatoret e tv