Kabinetet qeveritare në Kosovë dhe Serbi kanë miratuar marrëveshjen e arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Qeveria e Kosovës ka miratuar unanimisht marrëveshjen e arritur në Bruksel.
Më herët kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi mbrojti këtë marrëveshje në Kuvend.
Ai tha se marrëveshja është në përputhje me ligjet e Kosovës. Sipas tij, kjo është një marrëveshje racionale, jo më idealja e mundshme.
Kuvendi ka miratuar një rezolutë të propozuar nga qeveria për të mbështetur marrëveshjen.
Thaçi tha se tani pritet të përcaktohet koha e implementimit të marrëveshjes dhe aktorët kryesorë që do e realizojnë atë.
Po kështu edhe në Beograd qeveria e këtij vendi ka miratuar njëzëri marrëveshjen.
Në një njoftim thuhet se janë urdhëruar ministritë dhe institucionet e tjera që të marrin masa për zbatimin e marrëveshjes./ep