Ambasadori britanik: Nuk ka Republika Srpska në veri

23 Prill 2013, 12:58Rajoni TEMA

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë në një intervistë për “Kosova Sot” se Serbia e ka pranuar realitetin në terren pas nënshkrimit të marrëveshjes prej 15 pikash.

Ai tha se situata është krejt e ndryshme nga ajo në Bosnje.

Sipas tij, në Kosovë nuk ka një Republika Srpska në veri.

Ambasadori shtoi se serbët e veriut mund të binden për të pranuar marrëveshjen.

Cliff tha se anglezët janë të interesuar për minierat në Kosovë, kurse privatizimin e PTK-së e vlerësoi si transparent./ep

1 komente në “Ambasadori britanik: Nuk ka Republika Srpska në veri”

  1. mirel says:

    Epo mire qe anglezet paskan interes te rrembejne monopolin serb te minierave ne veri, dhe me sa duket do perpiqen ti sigurojne stabilitetin Kosoves.
    nje e keqe me nje te mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje