Kryebashkiaku i ri i Shkupit ndalon projektin “Shkupi 2014”, që do mbushte kryeqytetin me monumente

25 Prill 2013, 19:08Rajoni TEMA

Kryebashkiaku i ri i Shkupit, Andrej Zhernovski ka vendosur një moratorium për të gjitha ndërtimet në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.

Ai tha se vendimi është ndërmarrë për të mundësuar hetimin dhe verifikimin e të gjitha dokumenteve dhe materialeve që lidhen me përmendoret dhe ndërtesat që do ngrihen në kuadër të këtij projekti.

Zhernovski fitoi si kandidat i opozitës. Ai tha se nëse do zbulohen parregullsi do informohet publiku.

Projekti “Shkupi 2014” ka një kosto prej 207 milion eurosh, informon INA. Deri më tani janë shpenzuar 60 milion euro./ep

3 komente në “Kryebashkiaku i ri i Shkupit ndalon projektin “Shkupi 2014”, që do mbushte kryeqytetin me monumente”

  1. alban says:

    Sa per sqarim,ai nuk eshte kryebashkiak i Shkupit,por kryetar e minibashkise Qender,ku edhe po ndertohet projekti “Shkupi 2014”.

  2. albana says:

    Alban, se nje a te mungon nga emri im, ke te drejte por kryetari i bashkise qender perfaqeson Shkupin si kryebashkiak. Lexo me shume dhe meso.

    1. alban says:

      E nderuar,nese kryetari i minibashkise nr.2 perfaqeson kryebashkiakun e Tiranes jam dakord me ty.Por,ta dish qe Shkupi ka per kryebashkiak Koce Trajanovski nga rradhet e VMRO-DPMNE,partise ne pushtet.Meso edhe pak me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje