Serbët e veriut të Kosovës janë revoltuar me marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit dhe kërkojnë një referendum për këtë marrëveshje.
Zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se qeveria është e gatshme të bëjë një referendum brenda 15 ditësh, me kushtin që rezultati i tij të respektohet nga të gjithë.
Ai tha se serbët duhet të implementojnë vetë këtë referendum.
Vuçiç tha se e di që 80 përqind e njerëzve nuk janë të kënaqur me marrëveshjen, por qeveria ka bërë më të mirën e mundshme.
Ai u shpreh i pakënaqur edhe me qëndrimin që mbajtur kisha ortodokse për këtë marrëveshje./ep
Te bejne referendum edhe shqiptaret e Lugines se Presheves,Medevegjes,Bujanocit.Duhet te kete
Standarte the barabarta.
ali serbet e kembejne me kenaqesine me te madhe luginen e presheves me veriun e kosoves…tek e fundit keto qe te dyja jane toka shqiptare,perse te mos kenaqen serbet per nje nderrim te atille….
nqs duhet te flasim per standarte te barabarta serbia le ti lejoi vojvodines ose sanxhakut te beje referendum sepse ata kane shume kohe qe po e presin nje gje te atille…
ku je more ‘berisha largohu..’ qe ta perkrahesh kete referendumin e serbeve te veriut,sepse referendumi eshte edhe ‘shprehje e vullnetit te lire’ te popullit apo jo??