Plagosen dy të rinj në veri të Mitrovicës

27 Prill 2013, 18:10Rajoni TEMA

Dy adoleshentë janë plagosur në veri të Mitrovicës. Të rinjtë të moshës 15- vjeçare, njëri serb dhe tjetri goran, janë goditur me thikë nga persona të panjohur.

Siç njofton Evropa e Lirë, viktimat e sulmit thonë se janë sulmuar nga pas.

Dy të rinjtë janë shtruar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Të rinjtë thonë se nuk ka dëshmitarë për ngjarjen, por kjo duket e habitshme pasi ajo ka ndodhur në mesditë, kur ka shumë lëvizje./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje