Një kroat në qeverinë e BE, Barroso e emëron si Komisioner për Shëndetin dhe Konsumin

26 Prill 2013, 11:30Rajoni TEMA

Edhe pak javë e ndajnë Kroacinë nga anëtarësimi me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Megjithatë që tani vendi i vogël ballkanik e ka marrë vlerësimin e parë.

Zëvendëskryeministri Neven Mimica është caktuar si Komisioner për Shëndetin dhe Politikat e Konsumit në kabinetin e presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso.

“Mimica është një evropian me bindje dhe me eksperiencë dhe do të kontribuojë shumë në fushën e rëndësishme të mbrojtjes së konsumatorëve,” tha Barroso.

Siç njofton Balkan Insight, emri i tij do të kalojë në Parlamentin Europian në një seancë dëgjimore, pas të cilës do jetë Këshilli i BE që do e miratojë emrin e tij. Nëse miratohet, ai do e marrë detyrën më 1 korrik, ditën kur Kroacia do bashkohet me BE si anëtari i 28-të.

Mimica ka qenë ministër i Integrimit nga viti 2001 deri në vitin 2003 dhe shihet si një nga ekspertët më të mirë në fushën e integrimit evropian./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje