The New Yorker: Trafikimi i organeve, dëshmitarët janë gënjeshtarë patologjikë

27 Prill 2013, 21:48Rajoni TEMA

Revista prestigjioze amerikane, The New Yorker, sjell një shkrim të gjatë rreth akuzave të bëra nga Dick Marty për trafikimin e organeve në Kosovë. Dëshmitarët e prokurorisë serbe portretizohen si mashtrues patologjikë

Në një shkrim të gjatë plotë nëntë faqe, revista e njohur amerikane, The New Yorker, në numrin e saj të fundit është marrë intensivisht me akuzat që kanë vërshuar viteve te fundit rreth mundësisë që UÇK të ketë kryer krime dhe posaçërisht për rastet e trafikimit te organeve.

Në këtë shkrim me intervista dhe me fakte, gazetari e ka portretizuar si gënjeshtar patologjik dëshmitarin kryesor që prokuroria e Serbisë e ka për rastin e trafikimit të organeve.

Sipas shkrimit, ky dëshmitar, i cili flet deri në detaje se si i është hequr zemra një serbi ti ri në një fshat të Shqipërisë, përpara se të rekrutohej nga prokuroria serbe si njeri i tyre i besueshëm, ka qenë i akuzuar nga shteti serb për vjedhje.

“Ky dëshmitar mund të jetë rrenacak, por në rastin e rrëfimit të tij për trafikimin e organeve ai ka të drejtë”, citon revista zëvendës kryeprokurorin serb për krime të luftës Bruno Vekariç.

Gazetari i The New Yorker e ka intervistuar katër herë këtë dëshmitar, i cili thotë se ka qenë ushtar i UÇK-së, mirëpo ky gazetar nuk ka arritur të gjejë fakte për ta provuar dëshminë e tij.

“Rrëfimi i këtij dëshmitari se si i është hequr zemra një të riut dhe se si është transportuar ajo deri në Turqi është krejtësisht i pabesueshëm”, ka thënë për New Yorker një kardiokirurg i spitalit të Harvardit.

Dëshmitari, që gazeta e quan Adrian – emër i shpikur – ka treguar se kur e kishin sjellë një të ri serb për t’i marrë zemrën në një shtëpi në afërsi të Kukësit, të njëjtin e kishin shtrirë të gjallë dhe e kishin lidhur këmbët e duart.

“Ai po bërtiste në serbisht ‘Boze pomozi mi’. Ne e lidhëm e pastruam me shumë alkool trupin e tij. E hapëm ashtu të gjalle dhe madje e pashë teksa po i rrihte zemra dhe të njëjtën ia morëm, duke e futur në një qese me lëngje”, ka treguar dëshmitari.

“Gjëja e parë që nuk duhet të bëhet është që trupi të mos laget me asgjë. Pra, transplanti i zemrës assesi nuk do të duhej të fillonte me një pastrim me alkool”, i ka thënë revistës kardiokirurgu nga Harvardi. “Ajo çfarë thotë dëshmitari mund të përshkruhet si torturë, por jo si operacion”.

Gazeta ka sjellë edhe fakte të tjera kundërthënëse të akuzave të prokurorisë, ndonëse aty gjerësisht përmenden edhe vrasjet e dëshmitarëve në rastin e Ramush Haradinajt dhe Daut Haradinajt, si dhe presioni i dëshmitarëve në rastin e Fatmir Limajt.

“Nëse e konsideroni te nevojshme unë mund të jap dorëheqje tani”, citon The New Yorker një diplomat në Prishtinë, i cili citon reagimin e kryeministrit Thaçi fill pas raportit të Dick Marty.

“Hashim Thaçi ka qenë Mick Jagger i UÇK-së”, i ka thënë revistës, ish- ambasadori francez, Francois Fitou.

Në këtë rrëfim të gjatë gazetari i The New Yorker është marre gjerësisht me rastet e krimeve të luftës ku protagonistë kanë qenë Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Sabit Geci dhe rasti Medicus.

“Unë do të jam në anën e drejtësisë në çdo kohë”, thotë kryeministri Thaçi, të cilin gazetari e përshkruan si njeri me stil.

“Në jetën time vetëm një herë e kam shkelur ligjin, atë të Milosheviçit. Dhe për këtë jam krenar”, ka theksuar Thaçi./KD

14 komente në “The New Yorker: Trafikimi i organeve, dëshmitarët janë gënjeshtarë patologjikë”

  1. BERISHA LARGOHU. KURSE PD I KA TE HUMBURA ZGJIDHJET, PRANDAJ PUSHTAT E PD-SE TE DORZOHEN PER TE EVITUAR REVOLTEN POPULLORE. says:

    Aresyeja qe ja kane disinfektuar me alkool pjesen e zemres eshte se mbasi tja hiqin zemren perfundimisht,te mos infektohej plaga duke prodhuar ulerima!
    Tamam si ritualet e Aztekeve!

    1. Greku i kazaneve says:

      merr dhe njehere kohen per te kuptuar alogjiken e asaj qe ke shkruar.

      RETARD !

      1. BERISHA LARGOHU. KURSE PD I KA TE HUMBURA ZGJIDHJET, PRANDAJ PUSHTAT E PD-SE TE DORZOHEN PER TE EVITUAR REVOLTEN POPULLORE. says:

        Greku i kazaneve,ke prodhuar injorance te paster 24 karat!
        A ke degjuar ndonjehere per “sakrificat humane” qe benin meksikanet pra azteket dhe inkat!

        1. BERISHA LARGOHU. KURSE PD I KA TE HUMBURA ZGJIDHJET, PRANDAJ PUSHTAT E PD-SE TE DORZOHEN PER TE EVITUAR REVOLTEN POPULLORE. says:

          Paskam vella qe komenton me pseudon tim ha ha ha.

          1. BERISHA LARGOHU. KURSE PD I KA TE HUMBURA ZGJIDHJET, PRANDAJ PUSHTAT E PD-SE TE DORZOHEN PER TE EVITUAR REVOLTEN POPULLORE. says:

            Si te kam vella,do na prodhosh ndonjei koment qe te na nisi dita me humor?

    2. Marash Mirashi says:

      A nuk asht shtepia e baces ne Viqidol kjo?!! Kqyreni foton originalle:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/cifti-i-lumtur.html

  2. IMMI says:

    Hashim Kari – Mick´Jagger!? Po, po te ishte qiftelia ne pyetje, por ai mbase edhe qiftelise nuk die ti bie, (mbase vetem karit mund ti bjeri)Gjuha e Jagger ne foto e famshme te tij, eshte shenje mosperfilljeje te levizjes se asokoshme HIPI! Gjuha e ketij dhembepalari, ate gjuhe qe e ka e ka vetem per te vjelle helm: E dini gjuhen sinonim injorance te levizjes hipi. Pastaj, Hashim Leshi, sipas Biden, eshte edhe George Washington-i! Keta deshirojne t`i rrisin mendjen ketij maloku drenicas, ku as elbi dhe thekra nuk mbine, e mos te flasim per ndonje intelekt: Zoti na ruejt!

  3. aleksandri i madh says:

    Serbet dhe sllavet ne pergjithesi jane te njohur si shpifes dhe mashtues te medhenj.
    Kjo rrace e ndyre eshte e vetmja ne bote qe feston edhe humbjet dhe me to krijon mite dhe alibi false.
    Nen parimin shpif, shpif se dicka do te mbetet ata vazhdojne me kete lloj taktike te ndyre qe kane ngritur ne majat me te larta te pashtersise.
    Por, si cdo fillim qe e ka edhe fundin e tij edhe mashtrimet, mitet dhe alibite false serbo-sllave kane marre nje goditje te rende nga aleatet amerikano-perendimore qe per fat te shqiptareve kohet e fundit kane qene ne krah te tyre.
    Keto brockulla serbo-sllave nuk i beson me njeri.

  4. Bahtir Hamza says:

    Si pas Burimev te Intelegjences,(…/……)dhe si pas Intervistave te Flori Bruqit dhene ne web faqet e Internetiti:[email protected],Tetove, Agjensi Floripress.con,LKAB-camria-ravnit.com,Flori Bruqi,UDBAshi shqiptaroserboshqiptar ne cilsin e :”reporterit te Luftese” ne Kosove 1998/1999. paska kene ne njisitete ushtarake te UCKes, gje qe nje Interviste te RREME te Parafabrikuar Flori Bruqi,UDBASH ia ka dhene zonjes:Caro De Ponte, ne Prishtine 2003.ne Cilesin e “Reporterit te Luftese” i cili ka genjya ka RREJTE,duke e Damtuar NDERIN e UCKes, dhe te Ushtarve te Ndershem shqiptar,kinse:”UCKja,” ne Kosove,kane bere : Turtura DHUNE mbi popullaten Serrbe dhe te Plagosrit serb,Ushtaret e UCKes,i kan barte ne Shqiperin e veriut per Transplantim Organesh.Kete Interviste te Flori Bruqi,dhene zonjes.Carlo De Ponet ne Prishtine.2003. e ka perdor edhe zoti.Dick Marti,per qellimet e veta te sukseshme ne Parlamentin Europjan…..

  5. Doni ALBO says:

    Ore serb jane c’fare mund te presesh tjeter nga rraca e tyre, genjeshtra eshte virtyti me i larte i tyre sipas akademikut serb dobrica cosic.

  6. era says:

    Çfare ben qeveria e Kosoves qe nuk e ka hedhue ne gjyq Dick Martinin per shpifje?!
    Shume mire ja u bjen Shqiptareve! E kane mendjen te han koken me njeri tjetrin nderkohe qe gjithe propaganda serbe punon si nje makine lufte per te nxirre imaxhin e Shiptareve.
    Ku eshte rinia kosovare??!! sigurisht ne front-ne PUB.

  7. Marrëzia e politikanëve says:

    Populli shqiptar i Kosovës nuk e ka zgjedhur asnjë ministër në pushtet vetë, por i ka marrë këta si dhuratë nga organizatat ndërkombëtare.

    Nëse këta ministra kanë bërë krime të luftës le të konsiderojnë organizatat ndërkombëtare edhe veten si përgjegjës.

  8. iliri says:

    eshte per tu irrituar me ca mendje lehte qe shkruajne pa u menduar thjesht per te bere ndonje per te qeshur .sa ia arrijne ?sa sala per te na bindur se nuk esht gomar .
    asnjehere ne historine tone si komb ,te pakten ate qe dime deri tani nuk ka egzistuar qe ti pergjigjemi armikut pushtues sepse ai esht armiku dhe jo ai qe fol me kot ,duke bere te njejtat masakra qe bon ata.duke filluar qe nga pushtimi romak ,ai bizant,venedikas,serb,osman,dhe ai gjerman.pra kjo duhet ti theksohet shum qarte ketyreve evropian te bythes .keto hale te europes mire esht te shikojne brenda shtepive te veta se cfare monstrash egzistojne .ne qoftese ka egzistuar ndonje qe ka bere ket gje kurrsesi nuk mund te barazohet me luften gjigante dhe te drejte qe beri uck.keto raste ne qoft te se jane te verteta jane pika ne oqeanin e gjakut qe kan rrjedh nga keto shtete “demokrate”

  9. don king says:

    O Iliri me mir mos beje komente sinqerisht po te them,komentet tua nuk kan asnje kuptim, ama bash hiq,komentet e tua me bejne te qeshi me beso,si te ishe ndal ne klase te dyte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje