Një gjykatë në Prishtinë ka shpallur vendimin për rastin “Medicus” pas plot 106 seancash kundër shtatë të akuzuarve për trafik organesh.
Gjykata ka dënuar me tetë vite burg mjekun urolog Lutfi Dervishi. Djali i tij, Arbani, është dënuar me 7.3 vite burg.
Kurse Ilir Rrecaj, ish- sekretar në Ministrinë e Shëndetësisë, u shpall i pafajshëm.
Gjykata ka vendosur që të gjithë të dëmtuarit e rastit “Medicus” të dëmshpërblehen me nga 15 mijë euro, që do paguhen nga Lutfi dhe Arban Dervishi.
Në këtë klinikë kryhej transplanti i veshkave. Dhuruesit merrnin shuma të vogla, kurse ata që përfitonin veshkat paguanin shuma marramendëse.
Kjo veprimtari mendohet se është kryer që nga marsi i vitit 2008. Lajmi për Medicus ka zënë një vend të rëndësishëm edhe në mediat ndërkombëtare./ep