Një prokuror special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ka filluar zyrtarisht hetimet kundër tetë të dyshuarve.
“Tetë persona janë duke u hetuar për një numër veprash, përfshirë krim të organizuar, trafikim të personave, dëmtime të rënda trupore, shpërdorim të pozitës zyrtare ose autorizimit, mashtrim, si dhe ushtrim të ndikimit”, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.
Ky hetim i ri është bazuar mbi hetimet e kryera në rastin “Medicus”, si dhe gjetjet e mëtejshme gjatë fazës së gjykimit.
“Janë zbuluar dyshime të bazuara se të tetë të dyshuarit kanë bashkëvepruar apo kanë pasur drejtpërdrejt ose indirekt rol kyç në ndihmë ndaj anëtarëve të grupit të organizuar kriminal në kryerjen e veprave penale të rënda – pra trafikimit të personave me qëllim të heqjes së organeve”, tha Krasniqi.
“Mendohet se pa mbështetjen ose bashkëpunimin e këtyre të dyshuarve, anëtarët e grupit kriminal në ‘Medicus’ nuk do të kishin qenë në gjendje për të kryer përgatitjet, elemente këto thelbësore në kryerjen e veprave penale, të arrijë rezultate të synuara apo përpjekjeve për të mbuluar veprat e paligjshme”, ka shpjeguar Krasniqi.
Gjykata Themelore e Prishtinës, e udhëhequr nga Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka shpallur të hënën fajtor urologun Lutfi Dervishin, me tetë vjet burgim e 10,000 euro, të birin Arban Dervishin, me shtatë vjet e tre muaj burgim e 2,500 euro, kurse Sokol Hajdinin me 3 vjet burgim.
Islam Bytyçi dhe Sylejman Dulla janë dënuar me kusht, me nga një vit burgim.
Kurse, Ilir Rrecaj, ish zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë, është liruar nga të gjitha akuzat.
Që të gjithë ishin akuzuar për përfshirje në trafikim dhe transplantim të paligjshëm të organeve në Kosovë në vitin 2008./rel
Ky lajm eshte botuar sot ne gjithe shtypin perendimor dhe vetem kjo do te mjaftonte per te na bere me turp te gjitheve ne (si ne Kosove dhe Shqiperi).Ca me me turp ndihesh kur veren qe shtypi shqiptar e anashkalon kete lajm te tmerrshem duke u marre me veshet e pinjollit te Cekajve apo komisionet/regjimin privat e marrite e nje Plaku te Shkalluar si Berisha.
Akuzat qe jane bere per trafik organesh perfshijne edhe shqiperine dhe duhej te investigoheshin nga media + prokuroria shqiptare si prioritet ose per te gjendur kriminelet apo hequr barren e akuzave te ketij krimi monstruoz.
Fakti qe ky lajm jepet tangjencialisht, sikur te mos kete te bej me ne (shqiptaret) eshte ne vetvete nje shprehje e pranimit te fajit me vedit. Vetem transparenca e plote nga ana SHQIPTARE e akuzave per trafiqe organesh do te shrebente per te hequr vertet kete njolle te zeze.
mona,ke prodhuar injorance duke e bere pseudon mbrapsht “amon”.Pra nuk ja vlen te komentosh!
Edhe dicka, shtypi perendimor e ben mjaft te qarte se gjykimi eshte marre nga trupa gjykuese me 2 gjyjates europian dhe nje kosovar per te shmangur mosndeshkueshmerine e njohur alla shqiptarce.
Gjithashtu shumica e shkrimeve perendimore permendin akuzat per perfshirje te nje pjese ter UCK-se, gjate kohes se luftes ne kosove, ne territorin e shqiperise. Per lexuesin perendimor, keto lloj akuzash perceptohen si fakte reale dhe te verteta qe demtojne shume imazhin e vendit, dhe prandaj per te miren e ketij imazhi ne duhet te insistojme ne trajtimin/investigimin e plot e kurajoz si nga media e vertete dhe politika progresiste shqiptare e te tilla akuzave.
Shitja e organeve të njeriut në treg sikur të ishin kafshë të prera nga kasapi është krim i madh. Këto viktima kanë pasur nënë e baba, motër e vëlla. Këta janë mbytur nga mjeku, sepse kanë qenë të shëndoshë, jo sepse kanë qenë të sëmurë.
Disa arsyetohen se kanë qenë vetëm serbë të zënë në luftë dhe se serbi e ka merituar të shitet si kafsha. Kjo nuk guxon të lejohet nga ne si komb. Nuk duhet të lavdërohet bariu nëse qeni i tij i ka ngrënë delet e fqinjit. Kur fqinji e vë gardhin, qeni fillon t’i hajë delet e bariut të tij. Kështu është edhe krimineli. Duhet t’i fusim në burg këta dhe të ju japim terapinë e merituar të mendjes së tyre të sëmurë.
Nuk duhet të na vie turp që të flasim haptas për këto bisha. Nuk jemi i gjithë kombi i tillë. Më shumë se 90% jetojmë në kushte më të këqija se në Afrikë. Nuk kemi shitur ne organe për 200.000 euro.