Diplomati spanjoll: Spanja të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës

30 Prill 2013, 11:03Rajoni TEMA

Ish- ambasadori i Spanjës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jorge Dezcallar, ka bërë thirrje që vendi i tij të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës, duke e njohur shtetin më të ri në Europë.

Sipas KTV, diplomati ka thënë se Spanja duhet të njohë realitetin e ri.

Dezcallar u shpreh i lumtur me marrëveshjen e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit. Sipas tij, ky është një lajm i mirë për të gjithë Ballkanin.

“Është një marrëveshje që më në fund i detyron edhe shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë, si i yni, që të ndryshojnë qëndrim. Në fund të fundit, nuk bën të jemi më katolikë se Papa dhe pika e 14-të e marrëveshjes së re thotë se asnjë nga dy nënshkruesit nuk do të pengojë rrugën e njëri-tjetrit drejt BE-se. Dhe, nuk duhet pasur frikë. Kosova nuk ka asnjë ngjashmëri me vendin tonë”, shprehet Dezcallar./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje