Daçiç këshillon serbët e Kosovës: S’do ketë referendum, tani merruni me Prishtinën

1 Maj 2013, 10:14Rajoni TEMA

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, u ka deklaruar serbëve të Kosovës se nuk do të ketë referendum për marrëveshjen e arritur në Bruksel.

Daçiç priti një grup serbësh nga Kosova. Pas takimit ai tha se nuk mund të ketë referendum, pasi kështu Serbia do futet në një situatë të rëndë.

Ai tha po ashtu se referendumi nuk ka kuptim, pasi dihet se si do votonin serbët e Kosovës. Ndërkohë Daçiç shtoi se serbët e Serbisë janë pro marrëveshjes.

Në fund ai i ka porositur serbët e Kosovës se tani duhet të merren me Prishtinën dhe jo me Beogradin.

“Konflikti me gjithë botën nuk është zgjidhje, sikundër nuk është as konflikti me Beogradin,” i ka porositur ai serbët./ep

7 komente në “Daçiç këshillon serbët e Kosovës: S’do ketë referendum, tani merruni me Prishtinën”

  1. atila says:

    Serbo-kosovaret duhet ta kuptojne se Kryeqyteti i tyre esgte Prishtina e jo Beogradi. Kohet kane ndryshuar serbet e kosoves duhet ti kthehen punes dhe rregullit duke respektuar shtetin e perbashket te Kosoves dhe te kontribuojne si gjithe qytetaret e tjere per zhvillimin dhe bashkjetesen.Me paqe dhe pune arrihet mirqenia dhe mirkuptimi reciprok a s’eshte ky edhe motivi i jetes se komunitetit Serb te Kosoves? Shqiptaret dhe Serbet kane jetuar gjatekohe ne ato troje se bashku dhe fati e do te jetojne keshtu derisa te respektojne njeri-tjetrin dhe te punojne per bashkjetesen e perbashket ashtu sic luftuan bashke edhe Boro e Ramizi.Nese serbet dhe shqiptaret kthejne koken prapa pervec grindjeve do te gjejne edhe shume raste bashkpunimi dhe fqinjesie te sinqerte.Marrveshja e aritur eshte maksimumi i arritur ne tavoline ndersa ne terren duhet impenjimi i te dyja paleve e sidomos i serbeve te kosoves per ta realizuar paqetimin historik mes dy popujve tane qe lufta i ka lene jashte dyerve te evrops gjatekohe e tani duhet te nxitojne per te mos humbur me kohen e cmuar drejt zhvillimit dhe bashkimit me Evropen.

    1. mirel says:

      Ka ardhur koha qe ta kuptojne serbet e Kosoves se ne cilin shtet jane, dhe ti beje shteti qe ta kuptojne ku jane.

  2. don king says:

    serbija luan rolin e viktimes,ajo eshte si ariu ne dimer po ti epet rasti paramendo qka do te beje.ajo ka shkaktuar 17000 viktima 42000gra nena dhe motra jan te dhunuara,kryeminstri i kosoves eshte futur ne batak deri ne vetulla ,ku nuk mund te dal me nga aty ,edhe kete po u a them serbija dhe kosova do futen prap ne bisedime per status,kjo ka me qen e pa shmangshme.

    1. per ju don king/ nga CAMI says:

      Degjo ktu!

      Sa i dhemb ne shpirt e ne jete te jetes atije qe e hoqi ate lufte,si me cthe me siper,por edhe me viktima,nuk te dhimsen kaq shume as mua e as ty,ktu mbrapa kompiuterit.
      Se si ndodhen rrjedhojat e dime shume mire,se sa na ndihmoje USA KOSOVEN tone te bukur,edhe kete e dime.
      Qe do te thote,te behen llogarite e demit te luftes,te marrin denimin te gjithe ata shkaktare te ketij genocidi,si edhe te paguajne SERBET demin qe i kane shkaktuar mbare KOSOVES,si material,dhe ate moral.
      E resto duhet te harrohet,se fundi fundit,KOSOVEN e kemi REPUBLIKE.

      * KURSE THIRRJET E TUA KTU,DUAN TE HELLIN BENZINE ZJARRIT,PRANDAJ TI zoteri BEN MIRE TE JAPESH NJE KESHILLE PER PAQE,E JO ME PER NXITJE.

      Flm.

      1. CAMI says:

        Edhe nje gje tjeter.
        Serbet e kosoves,duhet te njohin REALITETIN,qe PRISHTINA eshte k/qyteti i tyre,dhe ta rrespektojne ate.
        Ne te njejten kohe,edhe VELLEZERIT e KOSOVES duhet te respektojne ata,me te drejta qytetare te barabarta.
        Vetem keshtu PAQJA e HARMONIA vjene vete.

        UROJ ME GJITHE ZEMER VELLEZERIT E MOTERAT,NENE E BABALLARE,GJYSHER E GJYSHE,FEMIJE. PER NJE KOSOVE TE MREKULLUSHEME NGA SOT E TUTJE.

        URIME

        CAMI.

  3. don king says:

    Ndegjo CAMI miqesisht po te them edhe keto qka i them jan te verteta, vij nga nje rajon ku jane bere masakrat me te tmerrshme qe njef njerzimi pra nga rrafshi i dukagjinit ,jam njeri qe kame pare njerez te masakruem e te djegur,jam njeri qe kam pas fatin e zi apo te bardhe qe i kame shpetu egzekutimit nga forcat serbe aty per aty,kam lene mbrapa te vrare e te plagosur, ato jane momente qe shkaktojne plage ne shpirte per tere jeten,keto qe po i perjetone KOSOVA tashi jane pjelle e lidershipit kosovare,po te them se ndoshta nuke keni mundesi te percjelleni situaten ne kosove se keni hallet e juaja ne SHqiperi,por si eshte bere Kosova do te te merr vaj.kaq.

  4. po nuk u pelqeu Kosova ,,,le te kthehen andej nga erdhen ,,,nuk besoj se i pengon njeri !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje