TemA TV/ PS: Presidenca dhe Kuvendi, institucione në shërbim të partisë familjare të Berishës (VIDEO)

6 Maj 2013, 15:33Sociale TEMA

Partia Socialiste, në kuadër të nismës “100 arsye për mos të votuar Sali Berishën”, e ka akuzuar atë se ka shkatërruar institucionet shtetërore, duke i kthyer në shërbim të pushtetit personal. Sipas Milena Haritos, shembull më i qartë për këtë janë Presidenca dhe Kuvendi.

“Sali Berisha dhunoi institucionet publike duke dhunuar në thelb demokracinë. Gjuha e dialogut, gjuha e ekuilibrave institucionalë është një gjuhë që as ai as skuadra e tij nuk e njohin. Shqipëria nën pushtetin e Sali Berishës, është Shqipëria e ç’demokratizimit, e instalimit të një modeli politik që në thelb ka dhunimin e vullnetit popullor, shpërdorimin e parave publike, promovimin e militantit dhe rrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë. Nën regjimin e tij 8 vjeçar rrënoi dhe ato institucione demokratike që ishin ndërtuar duke shkatërruar ekuilibrat institucionale të vendosur. Pas 8 vitesh rrënimi të vendit, shqiptarët janë dëshmitarë të një force politike e cila ka tradhtuar vullnetin e mbështetësve të saj duke u shndërruar në një parti familjare që ka privatizuar shtetin. Kuvendi është tashmë një organ ratifikues i vendimeve autokratike të qeverisë dhe asfiksues ndaj opozitës, një organ që legjitimon rrënimin e institucioneve kushtetuese, shkatërron dialogun dhe konsensusin politik. Presidenti i Republikës është në të vërtetë presidenti i partisë familjare. Si i tillë u zgjodh dhe si ti tillë po vepron. Sot shqiptarët janë dëshmitarë të faktit që kjo presidencë e politizuar ka në duar frerët e sistemit të drejtësisë dhe udhëheq organin më të lartë të këtij sistemi, KLD-në, sipas linjave politike të partisë familjare. SHISH-i është tashmë në kontroll të drejtpërdrejt të mazhorancës, sepse po ky president i ka vënë në krye një shërbëtor të Sali Berishës”, tha Harito gjatë një deklarate për shtyp.

Ajo tha se PS do të ndërtojë institucione demokratike, duke vendosur një kufi të qartë midis shtetit dhe pushtetit, kur të vijë në pushtet pas 23 qershorit.

“Partia Socialiste angazhohet të ndërtojë institucione të vërteta demokratike, të bazuara në një kulturë demokratike. Ne do ta kthejmë Kuvendin, nga një institucion ku ratifikohen vendimet autokratike të qeverisë, në qendrën e gravitetit politik e vendimmarrës për Shqipërinë, si ushtrues i sovranitetit të popullit. Ne do të fuqizojmë institucionet kushtetuese duke vendosur një kufi të qartë e të pakapërcyeshëm mes shtetit dhe pushtetit”, u shpreh ajo./b.l

60 komente në “TemA TV/ PS: Presidenca dhe Kuvendi, institucione në shërbim të partisë familjare të Berishës (VIDEO)”

  1. eljo says:

    cdo institucion eshte vene ne sherbim te berishes dhe klanit te tij, cdo gje eshte e pushtuar nga ata dhe kjo po shkaterron ato grimca demokricie qe kishin ngelur ne vend! nese duan qe ky vend te behet normal dhe demokratit duhet te largojme qeverisjen berisha ose thene ndryshe berishen vet permes nje votimi te bashkuar opozitar dhe jo pseudoopozitave!

    1. albani says:

      sigurisht qe jane pjese e berishes sepse berisha i ka emeruar nje me nje vet si ata sulltanet e dikurshem te perandorise otomane! duhet te rrezohen njehere e pergjithmone!

      1. sabri says:

        Po per qa lesh instituciones flasin kto, ku ka ma institucione ktu, ktu hyn e del ku do mjafton me qen nga tropoja ose me pas naj mbiemer te njofm e te hapen dyert kudo, ska mo rregullsira e gjera normale.

        1. Femiu says:

          Demokracia ne vendin tone ka marre fund sepse Berisha i ka zaptuar te gjitha institucionet dhe ben me ta cfare te doje. E ka kthyer shtetin ne nje shtet diktatorial dhe ku ai vendos per cdo gje. Kete maskarade institucionesh duhet qe ta ndalojme.

          1. Tani says:

            Demokracia ne kete vend fillon dhe mbaron tek shtepia e Saliut. Tek shtepia e saliut eshte e perqendruar cdo gje, cdo lloj pushteti eshte ne ate shtepi. Na e ka kthyer shqiperine ne nje fortese personale.

            1. tranzicionisti says:

              Kjo qeveri po thyen perdite rekorde per testimin e durimit te qytetareve te saj. Shqiperia nuk duhej te kishte rene kaq poshte, jo ne kete menyre, jo me Sali Berishen. Ky vend ka vertet nevoje per Rilindje, ndaj ne 23 qershor Sali Berishes duhet ti tregohet vendi nje here e mire!

            2. vlonjati says:

              Po ca kuvendi, ai quhet ku vendi?
              Se nuk e di me njeri se cfare bejne aty brenda, rrine e merren vec me pazare me shume se gjysma, nderkohe qe lirite kufizohen perdite ne kurriz jo vetem te opozites, por mbi te gjitha ne kurriz te te gjithe shqiptareve. Kesaj i duhet dhene fund sa me shpejt ndryshe vendin e mori lumi

          2. Sneki says:

            Nisma e PS per te ndare deptetet nga ministrat eshte nje shenje shume e mire per panvarsine e institucioneve. Duke qene te shkeputur keto dy lloj pushtetesh do te kete me shume panvarsesi ndermjet tyre dhe me shume pergjegjshmeri.

            1. kuvendi si salle teatri says:

              Eshte turp i botes qe kuvendi eshte kthyer ne nje salle teatri ku vetem tallen me popullin shqiptar, dhe saliu kerkon votimin e tre ligjeve, ku nje nder to eshte edhe rregullorja e parlamentit.

          3. Anajdi says:

            Saliut duhet ti japim nje pergjigje per te gjitha qe ka bere keto zgjedhje. Te gjithe duhet te votojme kunder tij me 23 qershor.

            1. Detjona says:

              Kuvendi perfaqesohet nga nje burre grua qe s’di te flase dhe ka turperuar gjithe perfaqesine e gruas shqiptare, ndersa presidenca drejtohet nga nje i semure marionete ne duart e saliut.
              Kjo ka qene perzgjedhja qe eshte menduar per imazhin e shtetit shqiptar…

        2. Femiu says:

          Shteti tani mund te quajme nje vile personale te Sali Berishes, qe eshte e ndare ne shume dhoma. Por qe ne fund te fundit mbetet nen zoterimin e tij. Dhoma kryesore e tij eshte kryeministria. Kjo vile do te shembet me 23 qershor sepse ajo eshte ndertuar pa leje.

          1. holigesa says:

            Parlamenti shqiptar s’ka qene ndonjehere institucion legjitim, ku te buroje ligjshmeri, dhe nuk ka vene ndonjehere ne rend dite ceshtjet madhore te vendit, per te zgjidhur probleme e gruas per shembull se perfaqesohet edhe nga nje grua, por ka qene vend burimi per te penalizuar cdo deputet opozitar, per tu hequr mandate meqe ata ngrene lart zerin e popullit te sunduar nga regjimi salinist. Eshte nevoje emergjente qe parlamentit t’i kthehet legjitimiteti.

      2. parid says:

        Po kshu jane bere kto emerimet e kto gjerat tani dmth, je militant i behesh drejtor cakton dhe ca militant te tjer me nje fjale meritokracia eshte zhdukur ne kete vend.kane ngelur vetem ca demokrat qe i lepihen saliut e marrin postet drejtor e kto gjera.

      3. nel bene nel male binaco e nero says:

        Kete vend po e merr lumi e ju diskutoni per pavaresi institucionesh.Ore Saliu nuk di se ceshte demokracia nuk di jo.E ka vene para kete popull e ben me te cti doje qejfi.Jetojme ne nje vend anormal ku nuk mundet kurrsesi te kerkosh e te gjesh te drejten tende,jetojme ne nje vend ku vetem per meritokraci qe smund te flitet jetojme ne nje vend ku qeveria eshte e kapur dhe e lidhur me krimin e korrupsionin pazgjithshmerisht.Te mjeret ne.

      4. ina says:

        kjo eshte e patolerueshme, saliu ka marre ne dore cdo dere ministrie dhe cdo mundesi qe populli te mund te marre minimalisht rrogen, ka punesuar vetem familjen e tij duke u pasuruar ne dem te shkaterrimit te vendit rilindje me 23 qershor kjo eshte zgjidhja

      5. ani says:

        shqiperia nuk ka 100arsye per te larguar saliun po 10.000 te tilla
        ai ka sjell rrenim vetem nje zgjidhje kemi , rilindje me voten per ps me 23 qershor per skuadren e shpetimit

    2. demokraci, vetem ne endrrat e shqiptareve, por qe do behet realitet me 23 qershor says:

      Ne vetem shtet demokratik s’mund te quhemi. Demokracia eshte nje shtet ku sundon populli dhe behet ashtu si eshte me mire per popullin,nderkohe tek ne kemi nje shtet ku sundon nje person i vetem dhe behet c’eshte e mire per kete person dhe oborrin e tij.

    3. Sami says:

      Sa me shume kohe kalon aq me shume bie niveli i demokracise ne vend. Berisha i ka marre te gjithe institucionet nen varesine e vet sepse ai dhe familja e vet ka kryer kaq shume krime dhe kerkon qe te mbroje ata. Por kete gje ai do ta beje deri me 23 qershor sepse pas kesaj date do te filloje demokracia e vertete.

    4. morena says:

      Institucionet jane shnderruar ne vende grumbullimi militantesh te futur aty me standartin e vetem mbeshtetes te verber te pushtetit autoritar te Berishes duke cenuar cdo ligj dhe qe t’i sherbejne mbajtjes se pushtetit te Saliut me cdo kusht. Tek ne s’ka tre pushtete, tek ne ka vetem nje pushtet qe e drejton nje person, qe dhunon cdokend qe i kercenon karrigen.

    5. lini says:

      Po qe institucionet jane ne sherbim te familjes berisha tashme e dim po shum institucione kane emrin berisha, jane te tijat, kte ka bere te paren ky, i privatizoi gjysmat.

    6. herta says:

      Po tashme shqiperia eshte kthyer ne nje institucion , nuk ka me gjykata e gjera te tilla, tani kemi vetem kryeminister dhe familjen e tij.

    7. bashkimi says:

      Po nuk kane ngelur me institucione, shiko gjykatat qe denojn 15 vjecaret dhe njerezit e qeverise nuk i prek kush edhe pse keto kane vrare e kane vjedhur miliarda, nuk ka me drejtesi.

    8. gigi buffon says:

      Kjo eshte mese e vertete,e dime te gjithe se si kryetarja e Kuvendit ashtu edhe presidenti aktual jane thjeshte e vetem lodra apo leva ne duart e Saliut qe ai i leviz e ben me to ç’te doje.

    9. gertjan says:

      Ketu vetem per liri veprimi e funksionimi institucionesh qe nuk mund te flitet.I ka zaptuar te tera Sali mavria.Nuk mundet kurrsesi ky njeri te qendroje pa futur hundet gjithkund ka kapur cdo institucion,gjyqsorin ekzakutivin e legjislativin.Parimi i njeshit eshte parimi qe ka ndjekur monstra Sali.

    10. eri says:

      Ky shtet eshte sabotuar nga qeveria berishane dhe militantet e vet , asgje ska ndryshuar per mire ne kete vend , ekonomia eshte shkaterruar vendi eshte rrenuar , infrastruktura ne keto 8 vite ka rene ne meshire te fatit.Prandaj voto rilindjen shpresen e shqipetareve per te rrezuar kete qeveri qe krimit i ben bisht , papunesin e shef nga larte .23 qershori do te tregoji se sdo ta tolerojne me asnje militante te berishes shtetasit shqipetar.

    11. rina says:

      ik o palo burre qe e bere shqiperine me keq sec eshte , e fute ne nje rruge pa krye tani meriton te denohesh me 23 qershor te gjithe per nje rilindje

  2. Demokracine e bejne njerezit me parime, jo ata qe i therrasin vetes demokrate. says:

    Demokracia tek ne ka 8 vite qe nuk ekziston. Tek ne me i forte se kurre eshte vetem nje person Sali Berisha qe e ka bere pushtetin nje teater ku ai eshte protagonisti dhe cdo gje rrotullohet pas tij. Demokracia tek ne ekziston si emer, ne e njohim si nje term te huazuar, sepse tek ne nuk ekziston, nuk e njohim, sepse vullneti i popullit asnjehere nuk permbushet, qeveria nuk eshte ne sherbim te popullit, por populli dhe qeveria jane ne sherbim te nje personi te vetem, te nje familje te vetme dhe te gjithe atyre te lidhur me Sali Berishen.

  3. Jonida Bici says:

    si ka mundesi qe cdo dite ne radhet e ps shtohet nga nje idiote ose qorre qe nuk eshte e afte te beje krahasimin. nese ka nje njeri qe e meriton me plote gojen fjalen dhunues dhe ofendues e dime te gjithe shume mire qe quhet Edi Rama, komplet e kunderta e nje zoterie te vertete si Sali Berisha. Ju grate e ps duhet te jeni te parat qe te mos pranoni kurrsesi te jeni ne krahe te Rames duke ditur shume mire reagimin e tij ndaj cdo lloj situate. mos na flisni juve per kulture demokratike, per morale e shume virtyte te tjera prej te cilave kryetari juaj nuk zoteron asnjeren.

  4. agroni i kodres kuqe says:

    …. Per Mendimin tim Saliu Nuk ka 100 ARSYJE JAN vertet shum pak per Nje njeri qe ka ber qe shqipera te jet shum mbrapa botes.. ne te gjitha aspekte…
    50% analfabeta dhe Me diplloma Ne gjep..
    20% te ri Rri e drogohen SE nuk kan vende Pune.. Dh Mund te kercenojn jeten e Njerzve me jet per leket e droges
    30% e Njerzve Jan te detyruar Te Bejn cfare do shteti Jan te detyruar. se Mos kercenohen Me jet.\

  5. Besnik says:

    Ne shqiperi nuk ka institucione te pavarura. Ketu cdo gje eshte kthyer ne sherbim te Saliut. Na kane vene si president nje njeri kukull dhe nje njeri qe thjesht rri kot dhe merr ate rroge. Gjykatat jane ne sherbim te Saliut.

  6. Beni says:

    Cdo gje e bukur ne kete shtet eshte rrenuar dhe cdo gje ketu lidhet vetem me Saliun. Cdo gje e ka marre Saliu per vete dhe popullit nuk i jep asgje. Familja e saliut pasurohet ndersa populli varferohet.

  7. ylvie says:

    po mendoj se kjo eshte e vertet sepse te gjitha institucionet jane uzurpuar nga berisha & co! duhet te ndyrshoj sa me shpejt ky fakt sepse po rrenohemi cdo dite e me shume!

  8. Atomo says:

    Sa per presidentin mire tju behet. Vete I votuat ndryshimet kushtetuese ne 2008. Pse ai qe do te zghidhni ju kur tu vije radha nuk do mbroje interesat e partise socialiste. Keshtu qe te rrime shtrember dhe te flasim drejt.

  9. sherman says:

    Institucioneve kushtetuese duhet tu rikthehet dinjiteti i tyre qe shqipetaret te kene besimin e duhur qe punojne ne interesin e tyre ,si dhe ta shohin vendin si pjese e Europes jo si vend nga i cili duhet ikur naten.

  10. Albi says:

    Demokracia ne nje shtet bazohet ne pavarsine e institucioneve dhe ne lirine e veprimit te gjykatave dhe lirine e fjales. Mbi keto tre shtylla ndertohet nje demokraci e shendoshe. Ne shqiperi asnjera nga keto shtylla nuk eshte ne kembe sepse Berisha nuk ka lene asnje institucion te pavarur, gjykatat nuk japin nje vendim te pavarur nga presioni i saliut, ndersa ai lirine e media e ka kufizuar ne maksimim sepse te gjithe e kujtojme ngarjen e dhunimit e kameramanit te PS. Pra sistemi i Berishes i ka shembur keto shtylla dhe prandaj ne nuk jetojme nje demokraci. Prandaj ne duhet qe te ndryshojme kete sistem sepse shqiperia eshte ne rrezik.

  11. REI says:

    Cdo institucion shteteror eshte ne sherbim te familjes se kryeministrit dhe interesave te klanit Berishian.

  12. ARSI says:

    Sali Berisha nuk ka lene institucion publik, te pavaruar pa dhunuar dhe pa e bere te varur drjetperdrejt nga dora e tij..Ky eshte pushteti diktatorial i kryeministrit ne ikje.

  13. arbenita says:

    Nuk ka institucione demokratike ne sherbim te qytetarit ne shqiperi, ketu ka vetem institucione ne shermbim te Berishes dhe familjes se tij.Rilindje

  14. Zhaku says:

    Nje pjese e komplesksit berishjan

  15. borana says:

    Presidenti i vene ne ate detyre nga duart e Berishes eshte kthyer kryekeput ne sherbetorin e devotshem te Berishes, duke shkelur kushtetuten e shqiperis per institucionet e pavarura.

  16. klaus says:

    Ne shqiperi nuk ka asnje institucion shteti, ka vetem institucione ne sherbim te pushtetit, ndaj kesaj gjendeje i duhet dhene fund nje ore e me pare…..RILINDJE

  17. Zhaku says:

    Shkeqyeshem …supriseze e Bukur ka lezet Gjithe keto disinformacione vijne nga pd -istat

  18. eri says:

    VIJOJME ME KOMISIONIN QENDROR TE ZGJEDHJEVE KU NE 100% TE SJA ESHTE PRONE DHE PJELLE E BERISHES SEPSE ISHTE AI QE E MASAKROI DHE PO E PERDOR EPR VETE NE KETE MENYRE KAMABRE DHE PO DHUNON ZGJEDHJET DIREKT

  19. endri says:

    VAZHDOJME ME POLICINE E SHTETIT QE ESHTE INSTITUCIONI ME I POLITIZUAR SE SE TE GJITHE TE TJERET KU ESHTE I KAPUR DIREKT NGA KRYEMINISTRI DHE KLANET E TIJ KJO E BEN VENDIN NE SUNDIMIN DIREKT TE TIJE

  20. Zhaku says:

    Degjova fjalimin me pelqeu zgenjimin qe ju dha njerzve qe spekullojne lart e poshte per nje ps te copetuar zoti Edi Rama sa konfirmoi jemi me te forte se kurr …

  21. besnik says:

    A ESHTE KJO SHQIPERIA QE PRINDERIT TONE U MUNDUAN ME CDO KUSH TE LUFTONIN EPR RREZIMIN E KOMUNIZMIT 23 VITE ME PARE?ESHTE KJO SHQIPERIA DEMOKRATIKE QE ATA DHANE JETE NE VITET 90 PER TE RREZUAR KOMUNIZMIN?UNE THEM PERSERI JO

  22. gerti says:

    NUK MUND TE GJESH NJE VEND ANATRE TE NATOS ME NJE DEMOKRACI KAQ TE CUNGUAR KU PER CDO ZGJEDHJE FLIETET PER VJEDHJE VOTAT PER CDO VENDIM GJYKATE FLITET PER ANESI DHE PER CDO LIGJ ANATEMOHET NGA NDERKOMBETARET

  23. Zhaku says:

    Tashme me ps te riformuar edhe konsoliduar .. Presim 23 qershorin me krah te hapur per ti dhene goditjen e fundit skllaverise

  24. gimi says:

    NUK MUNDET QE PARTIA NE PUSHTET TE SUNDOJE CDO INSTITUCION DHE PASTAJ TE AKUZOJE OPOZITEN PER MOS MARRJEN E STATUSIT NE BE SEPSE SHIKOHET QE KUSHTI KRYESOR PER NE BE ESHTE PAVARSIA E INSTITUCIONEVE

  25. brace says:

    I takon plakut,te kete te gjitha istitucionet qesharake nen komanden e tije,eshte i vetmi komuniste qe eshte gjedhe me teste partiet ne xhepe 45,besniku i dulles e ramiz kriminelit.Duhet larguar ky komuniste i degjeneruar e klyshte e tije,bijte e bijat e komunistave kriminele qe torturaun e vrane shqiptaret e pa fajshem.Prandaj me 23 qershore mose te votojme partite e vjetra,me te njejtin mendim e program,kushe rrene e mashtron me shume,per te fituar pushtetin e mose te lene gje pa vjedhur e shkatrruar.Ti thirim mendjes ta largojme te keqen tone nji here e pergjithmone,mose ta humbim shansin e 23 qershorit,te votome per te ardhmen tone e te femive tone,kyte e garnton vetem FRD,e drejte dhe e paster,me intelektual e politikan te kulturuar,skane gje te perbashket me partite mashtruese te vjetra.

  26. loni poro says:

    ke do te kandidoje Rama? kete Hariton apo Shamkun?

  27. qaniu says:

    Besojme plotesisht te rilindja dhe te zoti rama konkretisht ai duhet te vere drejtesine ne vend per cdo gje qe ka ndodhur ne vendin tone ne jemi kunder saliut pasi saliu na ka vrare dhe na ka zhytyr ne borxhe pafund duhet te reagojme ne cdo menyre.

  28. www says:

    Edi Rama eshte punetori me i madh qe ka pare historia shqiptare dhe me zemer do ta votojme ate dhe jo sali berishen sepse saliu e ka rritur kriminalitetin ne vendin tone dhe kjo gje eshte e pafalshme dhe meqenese po flasim per krimet cdo dite e po vjen ne rritje ne cdo situate qe ne ndodhemi.

  29. Vezhguesi says:

    Milena po ti je ne listat e PS per deputete?Po mami iku nga strukturat e PD se lagjes? Mos ke lidhje nepotike me kryetarin moj milena pa leri lloqet se nuk na e heq mendjen nga raprezaljet qe ju i beni figurave tradicionale te PS

  30. Shpetim says:

    Ne shqiperi nuk ka institucione te pavarura. Ketu cdo gje eshte kthyer ne sherbim te Saliut. Gjykatat jane ne sherbim te Saliut.
    Cdo gje e bukur ne kete shtet eshte rrenuar dhe cdo gje ketu lidhet vetem me Saliun. Cdo gje e ka marre Saliu per vete dhe popullit nuk i jep asgje. Familja e saliut pasurohet ndersa populli varferohet.

  31. Alba says:

    34 nga 100 Arsye njerezore dhe qytetare per te mos votuar Edvinin dhe keto kuckat qe dalin ktej andej
    1. Fjala rilindje nuk ekziston
    2. Edvini e ktheu tiranen ne betonjere
    3. Edvini i masakroi biznesmenet shqiptare duke ju marre nga 70-80 mije euro per nje leje ndertimi
    4. Edvini shan e bertet si psikopat
    5. Edvini ska mbajtur dot nje familjet te vogel jo nje te madhe
    6. Edvini mban inate me familjen e tij imagjinoni cdo ju bej shqiptareve qe nuk e kane votuar gjithe keto vite
    7. Edvini eshte i pamoralshem
    8. Edvini eshte i droguar
    9. Edvini eshte krymbur nga leket e qytetarve te Tiranes
    10.Edvini ua mohoi Shqiptareve integrimin ne BE per 1vit
    11.Edvini lepin ca peshtyn
    12.Edvini i bie hasha te reneve ne 21 janar
    13.Edvini e la Tiranen e do rrenoje Vloren
    14.Edvini ka hale ne sy veriu e Shqiprise cka do te thote qe do te shkaktoje inate krahinore mes popullit Shqiptare
    15.Edvini shet listat e debuteteve
    16.Edvini ua shet Shqiperine aleancave te tij partiake
    18.Edvini e konfertoi PS ne ambasade pink
    19.Edvini ka deshtuar edhe si emigrant
    20.Edvini ka deshtuar me pasionin e tij pikturen
    21.Edvini dhunues sistematik I grave
    22.Edvini nuk I ka kushtuar vemendje femijes se tij
    23. Edvini me leket tona po nderton pallatin e tij diktatorial ne dajt
    24.Edvini sillet dhe vepron si psikopat, histerik si ne periudha menopause
    26.Edvini eshte tradhtar
    28.Edvini sapo ka bere koalicion me hajdutin me te madh
    29.Edvini ka mbushur listen e debuteteve me hajdut
    30.Edvini do shkaterroje Vloren mbas Tiranes
    31.Edvini me aleancat e tij Rigjykoje Ish te Perndjekurit
    32.Edvini do e perdori per perfitime personale legalizimin e pronave qe eshte ne proces e siper
    33.Edvini ofendon hapurazi police, mesues, infermier, doktor e gjithe Shqiptaret
    34.Edvini kopjon gjate fjalimeve te tij politike
    Vazhdojne….

  32. ali says:

    Numuroni edhe “bemat” e K/ministrit,zonja Alba, me ate fjalor te “bukur”qe perdor ne “foltoren”,pa permendur

    Join,me ate banalitet prej baxhelle.Turpi votes !!! Kush na perfaqeson !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje