INTERVISTA/ Lodhja nga Berisha, s’mjafton

8 Maj 2013, 12:06Politika TEMA

Koordinatori për Rininë dhe Emigracionin në Partinë Socialiste, Erion Veliaj, rrëfen arsyet e mungesës së shpresës dhe rritjes së analfabetizmit tek rinia shqiptare. Çfarë do të bëjë PS-ja për votën e emigrantëve?

Nga Renato Kalemi*

 

Kur kryeministri Berisha provokoi opozitën me propozimin për të nisur procedurat për mundësimin e votës së emigrantëve në zgjedhjet e 23 qershorit, në selinë rozë nuk e morën fort seriozisht. Erion Veliaj, koordinator për rininë dhe emigracionin në PS, thotë se ajo deklaratë ishte një tjetër shashkë e Berishës për të hedhur tym në situatën parazgjedhore në vend. Sipas tij, opozita e ka propozuar dy herë një skemë konkrete për të zgjidhur problemin e votës së emigrantëve, por asnjëherë mazhoranca nuk e mori parasysh. “Në logjikën e propozimit të Kryeministrit, një emigrant shqiptar që banon në një qytet periferik të Greqisë së Veriut do duhet të udhëtonte me qindra kilometra me makinë për të votuar në konsullatën tonë në Selanik”, thotë Veliaj për Klan. Projektligji i PS-së është më konkret: Votohet me anë të postës dhe emigrantët jo vetëm do të mund të votojnë, por do të kenë mundësinë edhe të zgjedhin përfaqësues të tyre direkt nga emigracioni për në parlamentin e ardhshëm. Veliaj premton se me të ardhur në pushtet, PS-ja do të nismojë ndryshimin e Kodit Zgjedhor për ta bërë të mundur këtë gjë. Nga ana tjetër, sipas tij, PS-ja ka një strategji të përgatitur mirë për rininë, e cila është rezultat i një konsultimi të gjerë me ta dhe fokusohet jo vetëm tek punësimi, arsimi dhe përfshirja sociale, por edhe tek rritja e aksesit të rinisë tek arti, kultura dhe sporti, gjithmonë duke vënë theksin tek meritokracia. “Është e nevojshme që rinisë shqiptare t’i rikthehet shpresa”, thotë ai. Veliaj u përgjigjet edhe pyetjeve nëse PS-ja ka mundur të krijojë koalicionin më të mirë të mundshëm dhe pse AK-ja nuk arriti të përfundonte me sukses negociatat me selinë rozë.

 

– Zoti Veliaj, në një studim të fundit të një instituti të huaj mbi të rinjtë shqiptarë, doli si rezultat se mbi 50 për qind e tyre do donin të emigronin jashtë vendit. Çka do të thotë se ky brez duket se e ka humbur shpresën…A ka Partia Socialiste një strategji për rininë shqiptare, nëse ajo vjen në pushtet? Pra, çfarë duhet bërë për rikthimin e shpresës?

Partia Socialiste ka një program të gjerë e tepër të detajuar për rininë, me fokus tek disa nga çështjet më therëse për të rinjtë e të rejat e vendit, e më specifikisht tek punësimi (me theks tek meritokracia dhe incentivat financiare për punësimin rinor), arsimi (veçanërisht ai profesional), mbrojta dhe përfshirja sociale, rritja e aksesit të rinisë tek arti, kultura dhe sporti, promovimi i talenteve e kështu me rradhë. Strategjia jonë për rininë është përgatitur pas një procesi të gjatë konsultimi me të rinjtë nga e gjithë Shqipëria, si dhe në bashkëpunim me institucione e organizata të cilat kanë në fokusin e tyre rininë shqiptare. Jemi frymëzuar nga histori suksesi në vend, ashtu si dhe nga praktikat e mira në rajon e më gjerë, në krijimin e platformës sonë për rininë. Sigurisht që është e nevojshme që rinisë shqiptare t’i rikthehet shpresa, por që ky rikthim të ndodhë ka nevojë që të ketë një rikonfigurim të mënyrës se si vendimmarrësit, pushtetarët e më konkretisht qeveria, shohin detyrën që kanë ndaj shqiptarëve në përgjithësi e të rinjve në veçanti. Jam i bindur se ndryshimi që do të nisë pas 23 Qershorit do të kulmojë dhe me një rikthim të shpresës tek gjeneratat e reja në Shqipëri.

 

– Një tjetër studim i Bankës Botërore nxori një të dhënë të frikshme për Shqipërinë: Se 57% e të rinjve janë analfabetë funksionalë. Sa e vërtetë është kjo dhe cilat janë arsyet e kësaj situate?

Fatkeqësisht nuk habitem nga kjo statistikë. Arsimi nuk ka qenë asnjëherë prioritet i kësaj qeverie në ikje. Ka qenë me fjalë, por asnjëherë me vepra. Dhe vepra më e mirë për të treguar që një qeveri ka prioritet arsimin është buxheti që qeveria i cakton arsimit. Me gjithë kërkesat e vazhdueshme të opozitës në këto 8 vite, buxheti i arsimit ka ardhur në rënie, dhe shkollat e universitetet shqiptare vuajnë nga mungesa fondesh, nuk kanë bazë materiale të nevojshme, laboratorë të mirëpajisur, e kështu me radhë. Që të kuptosh se sa e vërtetë është kjo statistikë, mjafton t’i hedhësh një sy rrjeteve sociale dhe të shohësh se si shkruajnë të rinjtë e të rejat; gabimet gramatikore e sintaksore janë tanimë rregulli, me shumë pak përjashtime nga ky rregull.

 

– Që nga koha kur ishit drejtues i G99-ës, por edhe më vonë, ju keni qenë një mbështetës i fortë i çështjes për votën e emigrantëve. Madje, keni propozuar që në vitin 2009 një projektligj që do ta mundësonte këtë gjë. Ditët e fundit, kryeministri Berisha hodhi idenë që vota e emigrantëve të bëhej realitet nëpërmjet votimit në ambasadat tona nëpër botë. Përse PS-ja nuk e pranon këtë ide?

Së pari, dua të rikujtoj që opozita ka propozuar dy herë një projekt për mundësimin e votës së jashtme përmes postës. Si në vitin 2008, ashtu dhe në vitin 2012, gjatë funksionimit të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, është propozuar që emigrantët të votonin me postë të rregullt, dhe projekt-propozimi përfshinte detaje të mirëspecifikuara të procedurave të regjistrimit, identifikimit, sekretimit dhe numërimit të votës së emigrantëve, praktika të marra nga eksperienca të ngjashme të suksesshme në vende si Kroacia e Sllovenia. Në të dyja rastet, mazhoranca e ka rrëzuar propozimin e opozitës. Ndërkaq, për propozimin e Kryeministrit, më pak se dy muaj nga zgjedhjet, ne si opozitë nuk mund të jemi të verbër e të mos shohim se përfaqësitë tona diplomatike janë kthyer në depo magazinimi për militantë partiakë, dhëndurë e farefis të partisë në pushtet. Sidoqoftë, përtej këtij fakti, ka një problem logjik dhe ligjor votimi nëpër ambasada e konsullata. Shprehja e vullnetit përmes votës duhet të jetë e lirë, e pacënueshme dhe arsyeshëm e mundshme. Në logjikën e propozimit të Kryeministrit, një emigrant shqiptar që banon në një qytet periferik të Greqisë së Veriut do duhet të udhëtonte me qindra kilometra me makinë për të votuar në konsullatën tonë në Selanik, duke e bërë shprehjen e vullnetit financiarisht dhe praktikisht të pamundur për të e për qindra mijëra emigrantë në atë zonë. Akoma më i pamundur do ishte votimi për një shqiptar që banon në periferi të SHBA-ve; ai do duhet të udhëtonte me mijëra kilometra për në Uashington, ku ndodhet ambasada jonë, e cila, me që ra fjala, nuk ka para për të paguar energjinë elektrike dhe benzinën e makinës, por do kishte aftësinë të mundësonte votimet për rreth 35 mijë shqiptarë në SHBA! Ne besojmë që ky është një propozim aspak serioz dhe që nuk mundëson realisht votën e emigrantëve, por thjesht një tjetër shashkë e Berishës për të shpërndarë tym në situatën parazgjedhore në vend.

 

– Sipas jush, kur mund të bëhet realitet një nismë e tillë dhe si? Pra, që emigrantët të votojnë për vendin e tyre pa u dashur të vijnë në Shqipëri?

Ne si PS e kemi një ndër premtimet tona kyç për emigracionin mundësimin e votës së jashtme. Projektligji është i gatshëm, dhe tërësisht i mundshëm nga ana teknike. Votohet me anë të postës, dhe në logjikën e projektligjit tonë, emigrantët jo vetëm do të mund të votojnë, por do të kenë mundësinë edhe të zgjedhin kandidatët nga emigracioni (pra përfaqësues të tyre direkt) për në parlamentin e ardhshëm. Kjo nismë sigurisht që kërkon ndryshime në Kodin Zgjedhor, por besojmë që do gjejmë edhe konsensusin e opozitës së ardhshme për të mundësuar këto ndryshime.

 

– Sa vjen dhe fushata zgjedhore do të hyjë në ditët e saj më të nxehta. A mendoni se PS-ja me programin e saj të Rilindjes, ka arritur të krijojë deri tani një frymë të mirë opozitare, e nevojshme për të pasur rotacion në 23 qershor?

Besoj se nuk ka pasur ndonjëherë frymë më të madhe opozitare në vend se sa në këto zgjedhje. Shqiptarët janë absolutisht të lodhur e të zhgënjyer nga Berisha dhe shpura e tij, por sigurisht që për ne si PS kjo nuk mjafton. Kjo është arsyeja që sot kemi një program qeverisës që realisht mund të konsiderohet si më i miri i prezantuar ndonjëherë përpara elektoratit shqiptar. Programi ynë, me trajta e tipare qartësisht të majta, është i shtrirë në të gjitha fushat me rëndësi jetike për progresin e vendit, dhe është përpunuar e përgatitur nga ekspertë vendas e ndërkombëtarë, duke marrë parasysh dhe sugjerimet që kemi marrë në konsultimet me shqiptarët në të katër anët e vendit.

 

– Tani që janë konfiguruar koalicionet parazgjedhore, gara duket më e qartë. A ishte ky koalicioni më i mirë i mundshëm që mund të krijonte PS-ja për të ardhur në pushtet?

Koalicionet janë një proces negocimi që nuk mund të varen vetëm nga njëra palë që negocion. Idealja për PS-në, si partia më e madhe në vend, sigurisht që do të ishte që të hynte në zgjedhje e vetme dhe të fitonte e vetme, për të garantuar një mandat të pakushtëzuar prej koalicioneve. Por, ne e dimë shumë mirë që politika nuk funksionon vetëm mbi ideale, por merr parasysh edhe realitetet zgjedhore dhe dinamikat e interesat e grupeve të ndryshme të përfshira në procesin politik. Kemi krijuar një koalicion opozitar tepër të gjerë, me parti që përfaqësojnë shtresa e interesa të ndryshme, por me të cilat kemi rënë dakord mbi disa parime bazë të qeverisjes së drejtë për të cilat nuk jemi të gatshëm të bëjmë asnjë lëshim. Në këtë kontekst, them se ky është një koalicion që ka aftësinë dhe mundësinë për të korrur një fitore plebishitare që do na mundësojë të qeverisim vendin e të arrijmë realisht ato objektiva që i kemi vënë vetes dhe ato premtime që u kemi bërë shqiptarëve.

 

– Aleanca Kuqezi ishte partia e fundit që mund t’i bashkohej opozitës, por pa sukses. A mendoni se ajo është një diversion i mazhorancës apo thjesht nuk kërkonte të bënte koalicion me PS-në?

Nuk kam mundësinë reale, po as dëshirën që të spekuloj mbi arsyet e vërteta që shtynë AKZ (ose më specifikisht liderin e saj) që të mos pranonte një koalicion me opozitën. Besoj se në këtë betejë elektorale nuk ka vend për pozicionime të vagëta; nëse je kundër pushtetit aktual, pozicionohesh qartazi kundra tij. Nuk mund të jesh edhe kundër pushtetit, edhe kundër opozitës. Me këtë arsyetim PS-ja i ofroi AKZ-së përfshirje në koalicionin tonë, por sigurisht që kjo përfshirje nuk mund të kushtëzohej nga kërkesa e pretendime jorealiste. Shoh se vendimi përfundimtar i liderit të AKZ-së nuk është i njëjtë me qëndrimin e shumë prej anëtarëve të asaj force politike. Kjo shpjegon eksodin masiv larg kësaj partie!

*Revista KLAN

27 komente në “INTERVISTA/ Lodhja nga Berisha, s’mjafton”

  1. Rilindje says:

    Brilant si gjithmone Erion Veliaj. Nje vlere shume e madhe ne PS dhe kandidimi i tij ne qarkun e Gjirokastres do e coje fitoren per PS ne 4 me 1 deputete. Respekte per Erionin. Bashke per RILINDJE!

    1. Milan77 says:

      Po pse nuk e vune te katertin ne listen e Gjirokastres Erionin atehere???

      1. bashkim says:

        PS eshte fituese jo vetem per shkak te super ekipit qe ka per te garuar po ne fakt ne fakt nder te madh i ka bere edhe saliu me qeverisjen 8 vjecare te tij qe e shkaterroi shqiperine, e vodhi dhe e shiti te greku e te serbi.

        1. Tonini says:

          ps le te behet gati per 4 vjet te tjera opozite qe te mbledhe mendjen. nuk i fiton zgjedhjet parti demokratike por eshte partia e Rames qe do ti humbe me gafat prej frikacaku qe ben cdo dite. i ka hyre frika deri ne palce.

          1. gonia says:

            O Tonin mos bej sikur po i qan hallet PSse ti se nuk ka mbet tek ca si ty kjo pune. Shqiperia eshte ne luften me te rendesishme te saj kunder Sali Berishes dhe per demokracine dhe shtetin e se drejtes. Per kete duhen sa me shume Erione te majte, qofte Brace, qofte Veliaj, sepse ky vend nuk mund te jete toka e korbave perhere. Dhe PS i fiton me gjithe popullin keto zgjedhje, se ju vetem vjedhje keni fitu ne jeten tuaj.

            1. PS ka treguar me ekipin e saj per Rilindje se eshte alternativa me serioze dhe me europiane ne keto zgjedhje. Shqiptaret e dine mire se si eshte Sali Berisha dhe me nje ekip fitues si ky i Rames keto zgjedhje, eshte bere me e qarte se kurre qe ne kete vend ka vetem nej alternative ne qershor. Dhe Veliaj eshte pjese e rendesishme e kesaj alternative.

          2. fileeeee says:

            Hik mor palle trapi qe e paske zbuluar si dalin zgjedhjet.
            Kacisti i vogel. mos bej socialistin se ty te tradhton emri.
            Veliaj eshte i madh. Po te kishte me shume te rinj si ai gjerat do ishin me mire ne kete vend.

      2. HALIM D. says:

        erion shko ruaj grate e socialisteve ti lali. akoma dhe sot qeshin me ty ambasadoret e huaj ne tirane kur kujtojne letren tende ne 2011 per gruan e kavajsit… hahahhah po na kapin grate ne shtepi the… hahahahha

    2. Beni says:

      Vetem ty Erion V . te kam pare qe t’ia besh vetes me sy dhe ti thuash qe je brilant!.

      Vlerat e tua i dime shume mire, shpresoj qe populli te votoje per PS, se sa per ty……………….

    3. Shpetim says:

      njerez si erioni i duhen nje skuadre fituese e Rilindjes

      1. Dean says:

        O Shpetim?
        Thjesht 1 pyetje paksa ”idiote” ndoshta por nuk me thua,a eshte ne listat e zgjedhesve te PS-se ky Erjon Veliaj??????????????
        Kush ka ndo1 informacion eshte i lutur te pergjigjet.
        Klm.

    4. gertjan says:

      Ky eshte realiteti edhe pse i hidhur.Vendi eshte me te vertete ne nje gjendje te renduar nga politikat deshtuese e te pakuptimta te Saliut.Asnjehre kjo qeveri qe kemi ne krye nuk mendoi per mirqeverisjen e popullit,perkundrazi lideri i kesaj maxhorance por edhe te varurit prej tij u interesuan cdo sekonde e cdo minute duke shfrytezuar postet per interesa personale.

  2. shqiptari says:

    po per mamuthin e korrupsionit qe e ke perkrah tani pse s’thua ndonje llaf te mire?

  3. qerramudhi says:

    o me Erjono do benesh deputet i Ps eeeeee ??????? Bravo Bravo ne 2005 sle gje pa thene per socialistet i shave para edhe mbrapa sot behesh deputet me votat e tyre . Apo te shkura te harruara si pune Baba Likes

    1. Denisi says:

      Nuk ka folur per PS, por per Kryeministrin Nano. Eshte ndodhi ktu e 7 vjet para dhe sigurisht gjerat ecin e ndryshojn, po ashtu dhe PS. Nuk ka asgje te keqe qe eshte ne listat e Ps. Perkundrazi, nder qe ka pjes te saj dike si ai

  4. Dalina says:

    Rinia ka sot me shume se kurre nevoje per te rilindur. Rilindeni nga ky pesimizem dhe jepini atyre shansin te ndjehen si “te shpise” ne vendin e tyre.Sot me shume se kurre kemi nevoje per RILINDJE !

  5. TROJA says:

    Kjo moster eshte si Ilir Meta dhe ju thoni perse nuk thua asnje fjale sot.Jane llumi i kombit,keta do te ndryshojne shqiperine deri ne ate mase sa ky vend te mbetet si Saharaja.Jo 50%,por asnje i ri nuk mund te rije me ne kete shkretetire te vjedhur e grabitur si shkretuan Europjanet indianet e Amerikes dhe vendet e Afrikes.Njerezit e popullit jane zezake,indiane,indogjene,ndersa keta qe kane 23 vjet qe vjedhin e shfarosin kete popull,jane te bardhet e ardhur nga Europa.Pak e ke o milet,votoni,votoni se per te zezen tuaj e keni.

  6. Albano says:

    Bravo Erion. JE perfaqsuesi me i mire per rini Socialiste dhe pse jo per ate Shqiptare. Suksese dhe une si i ri do te lutesha qe ato qe keni shkruar ne program te behen realitet. KEshu cdo i ri do votoj per PS, dhe per Rilindje Shqiptare

  7. Ermali says:

    ERIONI ESHTE ME I URRYERI NGA SOCIALISTET QE NGA 2005 DHE KY IDIOTI RAMA E VEN PER DEPUTET PO KU NE GJIROKASTER QE NUK NGJIT SE JANE EKSTREMISTA ME MIRE TA VENTE NE ELBASAN OSE KAVAJE ATJE PO QE MER VOTA ERJONA

  8. REI says:

    Eroi eshte perfaqesuesi me i denje i rinise shqiptare bashke me Elisen.Skuadra e Rilindjes sot ndihet me e forte se kurre.

  9. arbenita says:

    E vetmja alternative per nje shqiperi ndryshe eshte alternativa e PS dhe programi i saj dinjitoz, ndaj duhet mbeshtetje e gjere per te sjelle te majten ne pushtet.

  10. permetari says:

    Me sinqerite ju them se deri kur mora vesh se Vilajet Qyrku do kandidoj ne qarkun tone kisha ndermend te votoja Ps, tani per zotin nuk munde te votj nje plere si ky, pa i hequr asnje vler dy kandidatve te tjer qe jane njeres te nderuar dhe gezojn respekt ne qarkun tone. respekte per Ben Ametajn por nje indinjate te madhe per kandidimin e nje moster qe personifikon skuthllekun dhe anti vlerate e shoqeris tone te jetesuar ne personin Erjon Veliaj. Dhe ata qe mendoj se ky lloj mostre mund te perfaqsoj denjesishte rinin shqiptare ne parlament gabohen. Rinin socjaliste e perfaqson vetem Erisa Spiropali.

  11. Claus says:

    Lexoni brockullat e nje lojtari te ekipit kombetare “Rilindja”.
    Pa e fyer dua te diskutoj vetem per anen teknike te votimit te emigranteve.

    Emigrantet do te votojne me poste, thote.

    Po cili emigrant do te duhet te votoje, ciles zone votimi do ti parkase, nga do ta marre fleten e votimit te kesaj ose asaj zone, sa kohe i duhet postes per ta sjelle ne destiancion?

    Per kete Erion Veliaj nuk thote asgje.
    Hidh fjale ne mjegull i thone ketij muhabeti, se i hane shqiptaret. Keshtu jane genjyer ketu e 70 vjet keta.

    Dhe ne fund hedh ne loje nje tollumbace te shfryre:

    Emigrantet te kene mundesi te zgjedhin kandidatet e tyre nga emigracioni!!!

    Pra nje kandidat per deputet cili mund te jetoje ne Amerike mund te zgjidhet nga emigracioni shqiptar ne Amerike, sipas Veliajt!!!

    Nese e marrim te mireqene se u zgjodh ndonjeri, lind pyetja:

    Si mund te mbroje interesat e emigracionit nje ligjvenes ne nje parlament te nje shteti tjeter, pra te Shqiperise?
    Apo do te detyroje skuadra e Rilindjes Kongresin amerikan te zbatoje ligjet e aprovuara ne parlamentin shqiptar?!

    Ky lojtar del offsite me te pare.
    Ka dale aq offsite sa tek publiku mund te plase gallata.

  12. Aurora says:

    Rama e ka bllokuar per 5 vite FRESSh-in qe aty perfshihen te rinj dhe ky Velia del na flet per te rinjet,po cfar jane keto brockulla qe thua more i mjere..
    Ne dime shume mire qe ty Edvini te mban si veglen e tij…
    Ju jeni te humbur ne keto zgjedhje…

  13. ergi says:

    te gjithe emigrantet dhe shqipatret qe besojne rilindjen ne 23 qershor do bejne te mundur ardhjen e ps ne pushtet per te vetmin qellim rilindjen dhe zhvillimin e vendit DHE INTEGRIMIN EUROPIAN

  14. besnik says:

    KY KRYEMINISTER KA GENJYER SHQIPTARET DHE EMIGRANTET NE 23 VJET DHE NUK JU KA DHENE ATYRE TE DREJTEN E VOTES POR VETEM U KA VENE SHKELMIN DHE JU KA MARE PARATE

  15. edi says:

    ERION VELIAJ SI GJITHMONE KOHERENT DHE REALIST NE ATE CKA U PARAQET SHQIPTAREVE DHE EMIGRANTEVE QE JANE PJESE E POLITIKAVE TE TIJ,PARTIA SOCAILISTE ESHTE KRENAR QE KA NE GJIRIN E SAJ KAQ DJEM VIZIONARE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje