Çmendet Monako, gati të marrë dyshen Falkao-Suarez

10 Maj 2013, 11:00Sport TEMA

Monako mund të kthehet në epiqendrën e merkatos së kësaj vere. Klubi i miliarderit rus Dmitri Rybolovlev pritet që të bëjë një merkato të çmendur, duke shpenzuar plot 200 milionë euro.

Sipas mediave franceze, objektivi i parë është sulmuesi Radamel Falkao, për të cilin Monako është e gatshme të paguajë klauzolën prej 60 milionë euro që Atletiko Madrid ka vendosur për largimin e kolumbianit.

Por, Monako nuk ka ndërmend të ndalet këtu, pasi duket se ka vendosur që të afrojë në klub edhe një tjetër sulmues të madh, Luis Suarez.

Falkao dhe suarez për momentin janë dy nga sulmuesit më cilësorë dhe më të kërkuar në tregun e futbollit.

Monako ngjitet këtë vit në kategorinë e parë franceze dhe pritet që të konkurrojë PSG-në jo vetëm në merkato, por edhe në luftën për titullin kampion./b.l

5 komente në “Çmendet Monako, gati të marrë dyshen Falkao-Suarez”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    Mua ,sic dhe e kam thene dhe me pare nuk me ngroh dielli I FALKAOS .
    Nuk eshte i afte te bej diferencen ,nuk eshter lider ,por eshte nje MADE IN PRUCCO ne ITALINE e viteve ’80.
    Eshte shenues golash ,por ashte shume e shume larg RONALDOS ,kurse me MESSIN nuk ka koeficient krahasimi .Eshte 27 vjec ,ku ka qene me pare dhe cka dhene .
    Sidoqofte le t’ia leme kohes ,sepse ajo i vendos vete gjerat ne vendin e duhur .

    1. Dimitri says:

      shum e drejte ajo qe ke shkruar, esht nje bomber me tipare italiane si Inzaghi qe vetem ne zone mund te jet i rrezikshem dhe po nuk pati dike qe ti pasoj topat si Xavi, Pirlo, Ozil nuk mund te jet deciziv.
      jan ato lojtar qe pin uje vetem te skuadra origjines si Shevcenko, Torres etj.

  2. roland says:

    mbiemrin e ka te famshem, lojen nuk e dim akoma

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Lere ate FALKAO se duhet te pyesem ZZOFIN ,ai e di dhe enjeh mire ,sido qe ITALIA eshte ekipi im i zemres .

  4. Falkao eshte pyka me e mire e momentit,se MESSI ,RONALDO luajne pak me prapa eshte shume i mire po e tregon veten te ATLETIKO ku ka bo nje thes me gola ,mjeshter ne lojen e ajrit shumi i forte ne 20 metrat e fundit,mengjarash i hidhur uroj ta mare MONAKO dhe te beje ndonje fare ekipi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje