Pavarësisht se Bajern Mynih konsiderohet si ekipi më i fortë këtë vit, sidomos pas dy paraqitjeve spektakolare me Barcelonën, portiere Manuel Nojer kërkon të qendrojë me këmbë në tokë.
Duke folur për finalen e Ligës së Kampioneve kundër Borusia Dortmund, Nojer ka thënë se Bajerni duhet të jetë i kujdesshëm, pasi sipas tij, Borusia është në të njëtin nivel me bavarezët dhe për këtë arsye nuk duhet të nënvlerësohet.
“Borusia u tregua një skuadër e bindur dhe e fortë edhe në përballjen e javës së shkuar kundër nesh. Është shumë e qartë se në finale do të përballen dy skuadra të barabarta”, ka thënë portiere i Bajernit./b.l
Megjithmend me kembe ne toke ,pse jo dhe diplomat .