Lajmi për largimin e Ferguson nga drejtimi i Junaited ka qenë shumë emocionues si për ferguson, ashtu edhe për lojtarët e tij.
Skocezi arriti në qendrën e stërvitjeve të klubit në Carrington në orën 06:50 këtë mëngjes dhe i thirri të gjithë lojtarët dhe stafin në një takim.
Pasi u mblodhën të gjithë, Ferguson mbajti një fjalim për rreth tetë minuta me lojtarët dhe stafin, të cilët i informoi për vendimin e tij.
Sipas mediave britanike, të gjithë mbetën pa fjalë dhe të shokuar gjatë këtij takimi e disa të tjerë u preken emocionalisht.
Rreth orës 09:20, gjatë kohës kur faqja zyrtare e klubit bëri lajmërimin zyrtar, Ferguson shkoi në sallën e ngrënies në Carrington për të përshëndetur gjithë stafin, prej shërbëtorëve e deri te trajnerët ndihmës.
Atmosfera aty përshkruhet të ketë qenë shumë prekëse dhe emocionuese.
Sipas burimeve të Goal, gjatë fjalimit të tij, Fergusonit i ka humbur zëri dhe nuk i ka mbajtur dot lotët. Teksa i falenderonte të gjithë për kontributin që kanë dhënë gjatë tërë viteve të drejtimit të Junaited nga ana e tij.
Ferguson u prek shumë emocionalisht veçanërisht kur iu bëri të ditur atyre që ishin prezent, veçanërisht stafit teknik, se mund të humbin vendet e punës kur ai të largohet.
Pas fjalimit të Ferguson, të gjithë janë ngritur në këmbë dhe e kanë përshëndetur atë me ovacione të mëdha./b.l
Edhe une u emocionova teksa po lexoja kete lajm.Jam tifoz I kahershem I Livepoolit,por me thene te drejten,duhet ti japim hakun : po largohet nje gjeni I drejtimit te futbollit.Ka fituar sa askush,e beri M.J, klubin me te madh ne Angli dhe nder me te miret ne bote.Respekt te pakufi per kete gjigand te futbollit,per kete gjeni.Ka fituar deri ne kufijte e imagjinates.Nderime.
I madh, i paperseritshem!
Humbje per futbollin ne pergjithsi.
Goditje e forte per Manchester ?
Megjithate Jeta Vazhdon.
Who is next?
http://fashionalba.blogspot.com/2013/05/norway-vs-albania.html
Ikone e futbollit. Jete te gjate.Respekte.
Te gjith ata qe jan adhurus te futollit jan te vetedishem qe futbolli modern po mbetet pa nje legjen i cili arriti qe M.J.ta ngris ne nivelin me te lart.Perveq nje tekniku ai ka ditur qe finaciarisht ta bej ekipin me te pasur ne bot duke bler lejtar me shuma te ulta duke i afirmuar e shitur me para te majme.Paramendoe sa fitm i ka sjell ekipes se vet vetm me shit blerjen e Ronaldos.Nderime per strategun menagjerin dhe teknikun Sir Ferguson.
O Besko, e ke mbaru Abetaren?! Po ca thua “LEGEN” apo “LEGJENDE” me fjalen LEGJEN”?
Eshte nje tjetr LEGJEND qo do ngelet ne historin e Mancesterit.Respekte..