Murinjo kundër të gjithëve: Tallet me Iniestën, Pepen e Kasijasin

7 Maj 2013, 18:00Sport TEMA

Hoze Murinjos nuk i ka mbetur gjë këtë fund sezoni, veçse të merret me personat që nuk e kanë shumë qejf. Ai ka dalë në konferencë shtypi para ndeshjes me Malagan dhe ka qenë i papërmbajtshëm në sulmet e tij.

Fillimisht e ka nisur me Andres Iniesta, që ka dalë në mbrojtje të mikut të tij, Iker Kasijas, i cili është kthyer edhe në strumbullarin e gjithë diskutimeve tek dhe rreth Realit gjatë këtyre javëve të fundit.

“Iniesta është i lirë të thotë atë që mendon apo dëshiron, edhe pse personalisht mendoj se ai duhet të shqetësohet për klubin e tij dhe për shokët e skuadrës dhe pse kur nuk është Mesi në lojë, skuadra e tij është aq e ndryshme sa bëri atë që bëri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve pa Mesin”, tha Murinjo.

Më pas radhën e ka pasur mbrojtësi portugez Pepe, që deklaroi pak ditë më parë se Iker Kasijas duhet trajtuar më me dinjitet.

“Është shumë e thjeshtë të analizosh fjalët e Pepe. Problemi i tij ka një emër, është Rafael Varane dhe që këtu nuk ke nevojë për më shumë histori. Nuk ke nevojë të jesh shumë inteligjent, mjafton të jesh një person normal si unë që të kuptosh se në rastin e tij bëhet fjalë për stres. Nuk është e lehtë për një 31 vjeçar që ka një të kaluar të madhe që të tejkalohet nga një djalosh 19 vjeçar. Bëhet fjalë për një djalosh fantastik dhe unë kisha kurajën ta aktivizoja këtë djalë. Ndaj problemi është shumë i thjeshtë, pasi jeta e Pepe ka ndryshuar. Ai ishte titullar i padiskutueshëm dhe tani nuk është më. Ndaj e kuptoj stresin e Pepe nëpërmjet fjalëve që ka thënë. E di që nuk është një situatë e lehtë, por jam treguar i ndershëm dhe besoj, ashtu si pjesa më e madhe e personave të tjerë, se e ardhmja e Realit është Varane me Serxho Ramos”, tha Mesi.

Në përfundim Murinjo thumboi sërish Kasijasin, duke thënë se për të Diego Lopez është portier më i mirë, ndërsa habiti kur tha se do të qendrojë ende tek Reali.

“Kam planifikuar se do të qëndroj te Real Madrid. Për ata që marrin vesh, unë jam trajneri dhe paguhem për të qenë i tillë. Një trajner ka detyra të caktuara, mes të cilave edhe për të përzgjedhur kush luan. Këto zgjedhje nuk i bëj duke hedhur monedhën, por duke analizuar me orë e ditë të tëra. Mua më pëlqen më shumë si portier Diego Lopez se Iker Kasijas. Më pëlqen një portier që luan mirë me këmbët, dominon në ajër dhe është një fenomen mes shtyllave. Për sa kohë që të jem trajner i Real Madrid, do të luajë Diego Lopez”, përfundoi Murinjo./b.l

6 komente në “Murinjo kundër të gjithëve: Tallet me Iniestën, Pepen e Kasijasin”

  1. dritani says:

    Mou ik tek Çelski se ai eshte standarti fiks per ty.

    Nuk jam tifoz me Real apo me Spanjen por Iker Casillas i ka fituar te gjitha ne jete dhe nuk besoj te kete zili ndonje si ty: Champions League (2 here), UEFA Supercup, Intercontinental Cup, Kampionat Europian (2 here), Kampionatin Boteror (U16, U20 dhe me Ekipin e pare)

    Ah i ka mbetur vetem nje gje ndoshta pa fituar. “dashurine” tende ?

    1. Pilo Lala says:

      Ky nuk i ka lene gje Berishes. Vetem merret me percarjen e ekipeve kundershtare.

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Po mire cfare do te thone tani te gjithe ata qe me kane kundershtuar mua ,per 1 vit te gjithe ,bile me kane share dhe tani se fundi duke mos e PERBALLUAR DOT DEBATIN ,KANE filluar te INTERFEROJNE ME NICKUN TIM .
    MURINJO ,mund te kete te drejte te thumboje dhe te ANATEMOJE ,por e kam thene qe ai erdhi ne MADRID PER 2 GJERA :
    1 – Te thyente hegjemonine e BARCELONES ,QE ME NE FUND I HENGRI BAJGAT ,sepse une u ve perballe titujt qe mori GYARDIOLA ,KUR KY PUCI shte ne krye te REALIT .
    2 -Ishte i terbuar nga suksesi i kombetares SPANJOLLE QE kishte marre 1 KAMPIONAT EUROPIAN dhe NJE KUPE BOTE ,dhe inatin e kishte vecmas me STILIN E LOJES SE BARCELONES qe aplikoi DEL-BOSQUE ,por me shume me IKER KASIJASIN qe ishte ikone dhe e la ate ne stol per plot 4 MUAJ .
    I hengri mu…..si LA -LIGAS dhe CHAMPIONS LEAGUE .
    M’u per kete qellim ishte dhe lendimi i KASIJASIT i qellimshem .
    MURINJO ka menduar se KASIJASI do t’i bente ” colpe estete” ,PRANDAJ dhe nuk e aktivizoi keto kohe
    “BESTI ” ,ISHTE ORAKULLI I DELFIT ,por jo ne ROMEN E lashte ,por ne MADRIDIN e thate qe predikonte se : kur LOPEZ do filloje te haje gola ai nuk do te ndalet se nxjerri tpin nga rrjeta ,dhe megjithemend LOPEZI per 2 ndeshje 1 CH.LEAGUE me DORTMUNDIN dhe tjetren me VALLADOLIDIN hengri plot 7 GOLA .Po nuk ka faj DIEGO LOPEZ SE deri diku e perligji vendin e tij .
    Me keto qe ka nxjerre nga goja ( me vjen keq por qenka komplet i shkare ,mor i dhjefsha mu ne kualifikime dhe universitete qe ka bere ,kur flet si sherrxhi dhe ua delegon fajet e tij te tjereve ),ai ka te ngjare qe te mos marre pjese ne trajnim dhe ne ndeshjen e radhes te REALIT ,NDRYSHE NUK KA SE SI SPIEGOHET KY MLLEF .
    CIAO–CIAO .CI RI VEDIAMO ALLA LONDRA !
    DHe merreni me mend qe ky tipi do arrije suksese ne LONDER apo ku do te veje ,KURRE ,as U.E.F.A. nuk i jep me tituj ekipeve qe do trajnoj ky MISTRECI ,vetem ne se i paguan nen dore ABRAMO-VICI .

  3. bobi says:

    Une nuk e simaptizoj Morinjon por ama nga nje ane ka te drejte. I takon trainerit te fuse lojteret ne formacion dhe jo tifozeve sepse ai i shef perdite ne stervitje,formen fizike, atletike etj etj.Per Kazijas dhe Saki(ka qene drejtor teknik i Realit) thoshte qe kishte kohe qe nuk stervitej sic duhet pasi perhere e ka konsideru veten te paprekshem. Diego Lopez esht paraqit shume mire ne ato ndeshje qe e kam pa une dhe ndoshta dhe e meriton vendin e titullarit.

  4. Best says:

    Pershendetje te gjitheve, vecanerisht Totila
    E kishim parashikuar daku fundin e murinjos dhe me shume ti nga te gjithe, sepse more gjithe sharjet e forumisteve
    hahahahahah
    Ky palaco ka qene e palaco do mbetet
    Disa here kam shkrujt se ne dy vitet e para te Celsi kam qene tifoz i tij, jo i Celesit, sepse solli atraksion, loje te shpejte te zgjuar efektive dhe me grinte
    Por i hipi vetja ne qejf dhe mesoi taktika te reja

    Ky ka qene perkthyes i Bobi Calton dhe zevendes i Van Gal te Barcelona
    Kishte te ardhme te madhe te Barca, por si lopa e mbush dhe i bie me kembe kudo qe vete
    Por kush e mban nje lope te mire qe i bie koves se qumeshtit me kembe????
    merzitet dhe merr nje tjeter lope apo jo
    se dhe fermeri njeri eshte nuk eshte hekur dhe ka nerva

    Shikoni sa njeri i keq qe eshte
    Sulmon Iniesten pse ky e kritikoi dhe si i pergjigjet…..
    Iniesta te shqetesohet per Barcen kur nuk luan Messi se nuk beri asgje ne dy ndeshje championsi

    Kaq legen eshte ky do me perca edhe tre yjet e Barces
    hahahaha
    Harron se ka 4 vjet si ka percare dot dhe messi fiton topa te arte, iniesta e xavi e duartrokasin
    hahahaha
    hajt per te shtatat o Murinjo
    Megjithese ka thene se do qendroje, une se besoj, eshte i larguar 100 per qind

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje