Klose nuk njeh kufij, 5 gola për 40 minuta

6 Maj 2013, 11:19Sport TEMA

Kishte që prej vitit 1986, që në Serinë A nuk shënonte askush 5 gola në një ndeshje. Këtë gjë atërehërë e bënte Roberto Pruco.

Pas tre dekadash, ka qenë Miroslav Klose ai që e ka ribërë këtë gjë, duke shënuar plot 5 herë në vetëm 40 minuta lojë. Gjermani vazhdon që të tregojë një formë të shkëlqyer, pavarësisht se tashmë është 34 vjeç dhe për më tepër kalo edhe një dëmtim që e la disa muaj larg fushave. Pavarësisht 5 golave, ai është shprehur tepër modest në përfundim të ndeshjes.

“A kam shënuar ndonjëherë pesë gola në një ndeshje? E kam bërë kur luaja te Kaiserslauterni, por pesë golat e mi sot (e diel) ishin meritë e skuadrës si tërësi.

“Jam i kënaqur me golat, por jam i lumtur me paraqitjen e ekipit… Jam i lumtur që skuadra i është kthyer fitores”, tha Klose./b.l

3 komente në “Klose nuk njeh kufij, 5 gola për 40 minuta”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    Une e “DASHUROJ ” kete lojtar .Per me teper eshte dhe shume korrekt ,model per qaramanet dhe rrugecerit .
    Nje kohesisht per kete lojtar ka nevoje dhe NAZIONAL-MANSCHAFTI dhe ne boterorin e BRAZILIT .

  2. Hoerri i Bulevardit says:

    Lojtar qe se njeh tangarllikun, por porten e kundershtarit e njeh shume mire.

  3. viktor hoti says:

    Ai ka nje temperament prej i taliani , qendrueshmeri prej gjermani , nje emer prej sllavi dhe origjine nga ….Klosi i Burrelit .viktor Hoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje