Agjenti i Ronaldos: Ndoshta mund të largohet nga Reali

4 Maj 2013, 14:31Sport TEMA

Kristiano Ronaldo mund të vendosë që të largohet nga Reali, pas sezonit të dështuar të madrilenëve këtë vit, por edhe largimit të mundshëm e Hoze Murinjos, një prej mbështetësve kryesorë të numrit 7.

Për portugezin flitet për një rikthim të mundshëm tek Mançester Junaited, por edhe një kalim i mundshëm tek PSG.

Largimin e mundshëm të ronaldos e ka përmendur agjenti i tij, Horge Mendez.

“Unë nuk e di. Ronaldo mund të jetë aset i rëndësishëm për secilin ekip të madh botëror. Ne duhet të presim dhe të shohim, ai është te Real Madridin, por nuk e di nëse ai dëshiron të largohet. Ndoshta”, tha Mendez, që ka folur edhe për të ardhmen e Di Marias dhe Ibrahimoviç.

“Di Maria? Varet nga ajo që klubet ofrojnë për të. Klubet italiane nuk mund të paguajnë për të, pasi kanë probleme financiare.

Sa për Ibran, do të ishte tejet e vështirë që Reali ta transferonte”, ka deklaruar Mendes./b.l

3 komente në “Agjenti i Ronaldos: Ndoshta mund të largohet nga Reali”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    Per te qene i sinqerte ,tani qe topi po “SHFRYHET “,RONALDUA eshte lojtar shume i mire ,por dhe te vjen keq qe me gjithe ata gola te shenuar ,((megjithese ne ndeshjet decizive kurre nuk ka ditur te shenoje se vuan nga komplekset e INFERIORITETIT ,dhe nga ngarkesat emocionale )) nuk ka mundur per 4 vjet te pakten te marr nje trofe qofte dhe te vogel EUROPIAN .Qe RONALDO do leviz ,nga REALI ,kjo as qe diskutohet ,por do te bente gabimin fatal te ndiqte mbrapa MURINJON te cilin tek CHELSEA e bejne fakt te kryer .
    Une te jem si RONALDO ,per te plotesuar deshiren e tij qe te marr qofte dhe nje KUPE KAMPIONESH ,ai duhet te pranoje dhe ulje rroge ,dhe per mua te ndjeke “TRAJEKTOREN ” e IBRAHIMOVICIT ,dhe t’i bashkohet atij ,ose tek P.S.G sepse dhe IBRAHIMOVICI eshte i etur per trofe ,dhe kam mendimin qe nuk do te bejne te dy ” LIDHJE te SHKURTER”,POR ME TRAJNER ANCELOTIN ose ne se IBRAHIMOVIC ,”ZBARKON ” ne TORINO tek JUVJA do te ishte stacioni i dashur ,por me kusht qe te jete CONTE TRAJNER .
    Tek CHELSEA une nuk e shikoj ,qe CHELSEA te ngrihet me ardhjen e MURINJOS ,NE ARENEN nderkombetare ,e shumta CHELSEA do te jete nje kopje identike e CITYT ,apo P.S.G.
    E them kete duke u nisur nga AMALGAMA E LOJTAREVE TE CHELSEAS QE priten te ikin dhe te tjere qe do te vine me ardhjen e MURINJOS ,ku ekipit do t’i duhen te pakten dhe 2 vjet qe te pershtatet dhe te jete le te themi gati per fitore TE REJA .
    Deri ne ate kohe RONALDUA do te jete 30 vjec e gjysem ,dhe mendoj qe e vetmja “ARME ” E TIJ ,forca fizike ,do te vije ne renie .
    PASTAJ futbolli anglez per mua eshte luftarak ,por eshte me i dobet taktikisht ,pa lere teknikisht ,dhe se AI FRANCEZ.
    Futbolli Anglez per mua eshte ne kulmin e futbollit AMATOR ,dhe jo me shume .E mar parasysh reagimin e “EMIGRANTEVE SHQIPTARE ISHULLORE “,por keshtu eshte dhe keshtu do te ndodhe .
    Tek REALI ,atij MURINJO ,per te qene i sinqerte i mori MAXIMUMIN e MAXIMUMIT ,pastaj pertej “LUFTES Portugeze – Spanjolle “, MURINUA ,jo pa qellim e ka mbajtur luften te ndezur dhe i ka “PERDORUR “lojtaret Portugeze te REALIT ,per qellimet e tija ,qe neser ,kur MURINJO te iki nga MADRIDI ,”QENTE ” ,e tij te ndjekin me besnikeri te zotin ,sepse ne MADRID ,tani ,nuk e ben dot me ligjin trajneri i ri qe do te vije por BERTHAMA “ANTI-MURINJO ,qe per hir te se vertetes ,edhe pse RONALDUA ,nuk ka asnje faj ,do te jete kurbani i radhes ,per te ikur ,sa nga xhelozite ,por aq dhe nga aftesite e tij profesionale .
    Megjithate le te shikojme se si do te luhet ne PRAPASKENE .

  2. roland says:

    po iku nga reali ka munci ta bleje kuksi

  3. Horri i Bulevardit says:

    Ronaldo eshte shume i vkefshem tek Reali, ku bashke me Ozil qe tani po firmos nje rinovim te kontrates, do te jete ne gjendje te jete i pavaruar nga ombrella Morinjo dhe te jete ne formen qe i takon te jete si lojtar klasi.
    Dje degjova se Reali, per Iguajn, kerkon te nxjerre ne shitje dhe Di Marian, deri tani per Ronaldon po spekullohet, qe mund te largohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje