Bajerni harroi Havi Martinezin në “Kamp Nou”

3 Maj 2013, 11:15Sport TEMA

Fitorja e dyfishtë ndaj Barcelonës ka shkaktuar një eufori të madhe tek bavarezët. Aq sa, pas ndeshjes së dytë të fituar 0-3 në Barcelonës, ata kanë harruar në “Kamp Nou” Havi Martinezin.

Mesfushori spanjoll ishte duke dhënë disa intervista për televizionet vendasve, por drejtuesit e Bajernit nuk e vunë re këtë gjë dhe me mendimin se të gjithë lojtarët ishin në autobus, urdhëruan nisjen e tij.

Kur doli jashtë stadiumit, Martinez u befasua, duke qenë se autobusi kishte ikur. Ai mori në telefon drejtuesit e klubit, të cilët më pas i dërguan një taksi për të shkuar në hotelin ku qendroi ekipi./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje