Inter nën gjurmët e Luka Modriç

3 Maj 2013, 11:14Sport TEMA

Rilindja e Interit për sezonin e ardhshëm mund të nisë nga Luka Modriç. Drejtuesit zikaltër, sipas mediave italiane, duan që të krijojnë një dyshe kroate në qendër të mesfushës, me Kovaçiç dhe Modriç.

Ky i fundit u ble vetëm një vit më parë nga Reali, por me largimin e Murinjos, që e kërkoi me ngulm, duket se nuk do të ketë më vend në Madrid për të.

Kjo, duke qenë se pasuesi i Murinjos, Karlo Ançeloti, duket se do të marrë me vete nga PSG italianin Marko Verati.

Për këtë arsye, zikaltërit kërkojnë të përfitojnë nga situate, edhe pse tratativat nuk do të jenë të lehta, duke qenë se Reali pagoi 30 milionë euro për të blerë Modriç, ndërkohë që ai paguhet 5 milionë euro në sezon./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje